TIRANE - Zjarri i rënë në katin e 6-të të një pallati në rrugën Ali Demi ka shkaktuar panik dhe ka vënë në rrezik jetën e disa banorëve. Ngjarja u shënua në mesditë ndërsa është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës dhe policisë së shtetit për normalizimin e situatës.
Në momentet e rënies së zjarrit në banesë nuk ndodhej askush çka fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar në njerëz, por dëme të shumta materiale.
Shërbimet e policisë kanë evakuuar banorët e pallatit si pasojë e tymit të madh të krijuar ndërkohë 4 autozjarrfikëse kanë ndërhyrje me hedhjen e ujit në lartës për të vënë në kontroll flakët.
Hetimet paraprake kanë arritur në konkluzionin se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti elektrik, ku pas një shkëndije flakët janë përhapur në tërë banesën duke shkrumbuar gjithçka.
Banesa ishte marrë me qira para pak kohësh nga një çift i ri të cilët jetonin së bashku me fëmijën e tyre të vogël.
Hetimet vazhdojnë ndërsa policia ka dokumentuar ngjarjen dhe po punon për vlerësimin e dëmit material.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com