Zjarr në një pallat në Pogradec, digjen 12 apartamente në dy katet shtesë ende të pa legalizuar! Lëndohet edhe një zjarrfikës (VIDEO)

POGRADEC- 12 apartamente, të dy kateve shtesë janë shkrumbuar nga zjarri në një pallat 5 katësh në Pogradec. Flakët e zjarrit kanë përfshirë mesditën e sotme fillimisht çatinë e pallatit ndërsa më pas zjarri është përhapur në dy katet e mëposhtëm të godinës të cilat kanë qenë të shtuar së fundmi. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy katet shtesë që janë shkrumbuar nga zjarri janë ende të pa legalizuara për shkak të mungesës së një raporti nga ekspertët teknik. shtesat nw pallat janw shtuar nw vitete 2000-2003.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur evakuimin në kohë të familjeve që ishin në këtë pallat duke shmangur kështu lëndimin e tyre. Gjatë luftës me flakët, ka mbetur edhe një zjarrfikës i lënduar. Pas disa orëve pune, zjarrfikësit e Pogradecit, Elbasanit, Korçës, Përrenjasit dhe Maliqit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve.

Ndërkohë bashkia është shprehur se do të bëjë të mundur strehimin e personave që kanë mbetur pa banesa si pasojë e zjarrit të rënë në këtë pallat. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa deri më tani grupi hetimor ka konstatuar se dëmet janë shumë të mëdha. Në pyetje janë marrë edhe banorët e pallatit që kanë qenë në shtëpitë e tyre në momentin e zjarrit.


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:52
Zjarri në pallatin në Pogradec/ Dy katet e shkrumbuar pa u legalizuar ende! U shtuan në vitet 2000-2003

1577566464_report1.jpg
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga djegia e pallatit 5 katësh në Pogradec. Burime për Report tv bëjnë me dije se dy katet që janë shtuar pallatit 3 katësh duke e bërë me dy kate, kanë qenë të pa legalizuar. Edhe pse janë hedhur për legalizim, këto dy kate që sot u shkrumbuan nga zjarri nuk kanë marrë dokumentet përkatëse të legalizimit.

Nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit, Paskalin Ziko, thekson se dy katet shtesë në pallat janë shtuar ku kryetar bashkie ishte Mangdalena Cane me firmën e banorëve të pallatit. dy katet mbi pallatin ekzistues janë shtuar në vitet 2000-2003.

Ndërkohë leja e legalizimit nuk është dhënë për shkak se nuk është raportuar nga eksperte teknike.

Ora 18:27
Zjarri shkrumbon dy katet e pallatit, nënkryetari i bashkisë Pogradec: Do marrim masat për të strehuar banorët (VIDEO)

Teksa  ende nuk janë të qarta shkaqet e zjarrit të rënë në një pallat në Pogradec, sipas nënkryetarit të bashkisë, Paskalin Ziko shprehet se zjarri ka rënë fillimisht në çati dhe më pas është përhapur tek apartamentet e katit të pestë dhe të katërt për shkak të erës. Ziko tha se bashkia do të gjejë strehë për familjet që kanë mbetur jashtë si pasojë e djegies së apartamenteve.

“Një nga katet e sipërme i ka rënë zjarri dhe nga era e fortë është përhapur dhe në apartamentet e tjera. Forcat zjarrfikëse janë duke punuar për të shuar flakët dhe nuk ka persona të lënduar. Bashkia do marrë masat e nevojshme për të gjetur strehë për familjet që kanë mbetur jashtë. Nuk mund të flas me siguri për dëmet. Por për fatin e mirë dhe më kryesorja është që nuk pati dëme në njerëz”, tha nënkryetari i bashkisë së Pogradecit Paskalin Ziko

Banorët u evakuuan nga apartamentet dhe nuk ka të lënduar mes tyre por raportohen dëme të shumta materiale.

Ora 17:11
Zjarri u shkrumboi banesat, banorët: Na u dogjën të gjitha...para e dokumente, zjarrfikësja nuk kishte as ujë (VIDEO)

Zjarri i rënë në një pallat në Pogradec, ka lënë disa familje pa strehim të cilët shprehen se nuk kanë se ku ta kalojnë natën. Ata janë shprehur se nuk kanë arritur të marrin asgjë materiale brenda banesave dhe janë shkrumbuar, dokumenta, para dhe orenditë e tjera shtëpiake.

"Erdhën na thanë dilni se ka rënë zjarr në katin e pestë...Ne s'dinim u hutuam fare dolëm siç ishim, kur dalim për jashta pamë që kishte marrë flakët. Ne jetojmë në katin e pestë nuk e di si ka rënë zjarri. Janë shkrumbuar plotësisht me rroba me gjera...Me dokumenta me para me gjera. Asgjë nuk morëm. Vetëm rrobat e trupit. " tha një banorë i këtij pallati

"Nuk kishte ujë, vinte njëra vinte tjetra. shkonte mbushte vinte tjetra. Ne dolëm jashtë pa na ardhur zjarri. " tha një banore.

Ora 16:12
'Dy katet e përfshira nga flakët ishin shtesë...', flet nënkryetarja e bashkisë së Pogradecit: Janë shkrumbuar 12 apartamente

1577545958_zjarrrr.jpg
Entela Gusho nënkryetarja e Bashkisë së Pogradecit ka folur rreth pallatit të përshirë nga flakët duke thënë se janë djegur 12 apartamente. Në fillim u raportua për 7 apartamente të djegura por tashmë bilanci është rënduar akoma më shumë.

Burime për Report TV bëjnë me dije se dy katet që janë përfshirë nga flakët në këtë pallat kanë qenë shtesë.

Ndërkohë bashkia ka njoftuar se do të gjejë strehë për familjet që kanë mbetur jashtë si pasojë e djegies së apartamenteve të tyre.

Ora 15:45
Pallati i përfshirë nga flakët në Pogradec, zjarri fillimisht ra në çati! Bashkia masa për strehimin e banorëve

1577544405_report.jpg
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zjarri i rënë në një pallat në Pogradec. Burime për Report Tv bëjnë me dije se fillimisht flakët kanë përfshirë çatinë e pallatit për shkaqe që ende nuk janë zbardhur dhe më pas janë përhapur edhe në katet e mëposhtme.

Ndërkohë ende nuk ka një bilanc përfundimtarë se sa janë dëmet e shkaktuara nga ky zjarr. Për të shuar flakët janë thirrur zjarrfikëse nga qyteti i Prrenjasit, Maliqit dhe Korçës. Për sa i përket banorëve që kanë mbetur pa strehë është njoftuar se bashkia do të marrë masat për strehimin e tyre.

Ora 14:44
Banori i pallatit të përfshirë nga flakët në Pogradec: Nuk e dimë si ndodhi, dolëm jashtë kur dëgjuam disa familje të tjera

Një banor që jeton në pallatin 5-katësh në Pogradec i përfshirë nga flakës prej orëve të mesditës ka folur për mediat se si dolën jashtë pasi ra zjarri.

"Ku dimë ne. Banoj këtu në kat të tretë. Vetëm kur dëgjova disa familje që kërcisnin e dolëm jashtë. Kati i pestë është djegur fare. Se di çfarë është bërë. Nuk e di kush mori i pari", shprehet banori.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cufi: 28/12/2019 16:52

    Kjo eshte shqipwria e injorances anti-shkences dhe ndertimeve pa leje e si te mbushet mendja....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë