TROPOJË- Një zjarr ka rënë në kurorën e Valbonës. Report TV ka siguruar disa foto të një zjarri, i cili duket se është i përmasave të mëdha dhe që po përhapet me shpejtësi në kurorën e Valbonës.

Zjarri dyshohet se mund të ketë qënë i qëllimshëm, ndërkohë që zjarrëfikse nga Tropoja dhe nga Shkodra janë nisur drejt Valbonës, për të mos lejuar përhapjen e flakëve.

Situata pritet të vlerësohet edhe nga emergjencat civile për të parë nëse do ndërhyhet nga ajri ose jo.