Një vatër zjarri është regjistruar mesditën e sotme në lagjen “15 Tetori” të qytetit të Vlorës. Në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete të forcave zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve.
Nga zjarri është djegur një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi në zonë, ndërsa paraprakisht dyshohet se vatra mund të ketë qenë e qëllimshme. Fatmirësisht, nga flakët nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në banesa.
Komento
Komente








