Dy vratra zjarri, njëra në Malin e Kulmes në Rubik të Mirditës dhe tjetra në Qafë-Komi në Surroj të Kukësit kanë djeguar disa hektarë me pyje.
19:15 Zjarr i përmasave të mëdha në Kukës
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë Qafë-Komin në Surroj të Kukësit prej dy ditës. Zjarri vazhdon të përhapet për shkak se ndërhyja nga terreni i zjarrfikësve është i vështirë. Shtabi i Emergjencave Civile në Kukës ka drejtuar një kërkesë për ndërhyrje nga ajri pasi zjarri po shkakton një dëm të madh në pemët ah dhe pishë.
18:40 Digjën disa hektarë pyje në Malin e Kulmes në Mirditë
Flakët e zjarrit kanë përfshirë Malin e Kulmes në Rubik të Mirditës duke djegur disa hektarë më pyje.
Zjarrëfikse nga Lezha dhe Rrësheni janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të vënë flakët nën kontroll, por për shkak të terrenit të thyer dhe malor situata duket e vështirë dhe vatra e zjarrit po përhapet me shpejtësi.
Banorët e zonës gjithashtu po ju vijnë në ndihmë zjarrëfikseve për shuarjen e flakëve.
Raportohet se janë dëgjuar zhurma të shtënash, teksa dyshohet se plumba të mbetur në këtë zonë që për shkak të shpejtësisë po shpërthejnë.
Në vendngjarje ndodhen edhe forcat e policisë dhe paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë më zjarrvënie të qëllimshme.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com