Zjarr në Malin e Thatë, përfshihen nga flakët 10 hektarë kullotë, zjarrfikësit në vendngjarje

KORÇË- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë Malin e Thatë në Korçë, ku si pasojë e flakëve deri më tani janë djegur rreth 10 hektarë kullotë.

Burime bëjnë me dije se zjarri ka nisur që prej mbrëmjes së djeshme, ndërsa flakët kanë rënë në majë të malit. 'Report Tv' sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku duket tymi i shumtë që ka përfshirë zonën. 

Në vendngjarje deri më tani kanë mbërritur 20 zjarrfikës të Bashkisë së Maliqit të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve. Në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe punonjës të pyjores.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protestuesit po tentojnë të heqin barrierat, përplasen me policinë

Protestuesit po tentojnë të heqin barrierat, përplasen me policinë