Një banesë në fshatin Sovjan të Maliqit është përfshirë nga flakët ditën e sotme.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë një banesë duke u përhapur në dy dhoma. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por dëme të shumta materiale.
Në ndërhyrje morën pjesën 2 mjete zjarrfikëse ndërsa policia do të bëjë zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit.
Ndërkohë, pak ditë më parë një tjetër banesë në Maliq u përfshi nga flakët, ngjarje e cila përfundoi me dy viktima, Rrahime Hazisllari 38 vjeçe dhe djali i saj Luka 14 vjeç.
Komente








