KRUJE - Një mobileri në rrethin e Krujës është përshkuar nga zjarri në orët e para të mëngjesit, me pasojë plagosjen e njërit prej bashkëpronarëve të saj dhe me rreth 30 milionë dëme materiale.

Bëhet fjalë për mobilerinë ''ERALD'' në Qereke të komunës Nikel, teksa me ndërhyrjen e punonjësve si dhe pronarëve të kësaj mobilerie është realizuar izolimi i zjarrit për mospërhapjen e mëtejshme të tij, ku dhe është plagosur bashkëpronari z.Arjan Muja, ndërsa zjarrfikëset kanë ardhur me vonesë në vendngjarje.

Policia dhe grupi i ekspertëve kanë filluar hetimet rreth shkaqeve që çuan në rënien e zjarrit.