Një zjarr ka përfshirë një banesë në katin e parë të një pallati ne qytetin e ri në Bulqizë duke shkaktuar momente paniku mes banorëve.

Në banesë jetonte një person me aftësi të kufizuara, i cili është nxjerrë në kohë nga banesa nga fqinjët.

Për Report Tv ai thotë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga energjia elektrike.

“Erdhi komshija, hapa derën dhe më tha ka rënë zjarr. Besoj ra nga korrenti, isha brenda dhe më ndihmuan të dal jashtë”, tregon Hyseni.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërkohë nga pamjet e siguruara shihet se objektet brenda banesës janë djegur. Në dysheme përveç sendeve të dëmtuara shihen edhe patericat e të riut.

Policia vijon me hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.