Një baxho qumështi është përfshitë nga flakët mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Gramës të Krujës. Si pasojë e zjarrit është djegur plotësisht ndërtesa në pronësi të Naim Zguros.
Flakët fillimisht kanë përfshirë çatinë e cila përbëhet nga lëndë drusore, ndërsa më pas të gjithë ndërtesën.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se zjarri erdhi si pasojë i një shkëndije elektrike.
Komento