Një zjarr shpërtheu në një kantier ndërtimi në Bruksel të martën, në Kullën Oxy, një kompleks banimi në qendër të qytetit, rinovimi i të cilit përfundoi së fundmi.
Mediat e huaja kanë raportuar se deri më tani 20 persona kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërkohë që autoritetet vendase raportuan se kërkimet po vijojnë.
Një numër i papërcaktuar trupash u gjetën në njërin prej dy ashensorëve të projektit, në sheshin qendror “Place de Brouckere”, ku zjarri shpërtheu herët të martën, tha një zëdhënës i inspektoratit të punës në kryeqytetin belg.
Ai shtoi se ende nuk është e qartë nëse trupat e gjetur u përkasin të gjashtë punëtorëve të raportuar si të zhdukur. Brigada e zjarrfikësve bëri të ditur se në çastin e shpërthimit të zjarrit në kantier ndodheshin më shumë se 200 punëtorë.
Ndërkohë Policia dhe autoritetet po hetojnë shkaqet që kanë çuar në rënien e zjarrit.
Komente










