Zjarr në një klub nate në Spanjë, 13 të vdekur! Mes britmave babai publikon audio-mesazhin e të bijës: Mami të dua, po vdes

Të paktën 13 persona u vranë, katër u plagosën dhe tre rezultojnë të zhdukur pas një zjarri që shpërtheu në klubin e natës Teatre në Murcia, në jug të Spanjës. Incidenti ndodhi rreth orës gjashtë të mëngjesit të ditës së dielë dhe zjarri u përhap në klubet e tjera të natës në zonën tregtare.

Zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë flakët. Për momentin nuk dihet origjina e flakëve, e cila përfshiu edhe   klubet e natës Golden dhe Fonda, të cilat u përhapën në katin e parë dhe më pas bënë që tavani të rrëzohej mbi njerëzit.

Mes dëshmive prekëse është edhe ajo e babait të një viktime që ka publikuar në rrjetet sociale audion e mesazhit të marrë nga vajza e tij rreth orës 6 të mëngjesit. "Mami të dua, po vdes", dëgjohet vajza, e cila flet mes britmave të njerëzve të tjerë brenda në klub.

Shumë të mbijetuar thanë se menjëherë pas shpërthimit të zjarrit është fikur rryma.

Pamjet e para nga zona e aksidentit tregojnë dhjetëra të rinj në rrugët pranë lokaleve të natës, ndërsa një kolonë e madhe tymi të zi ka dalë nga ambientet. Për shuarjen e zjarrit janë përdorur 12 makina zjarrfikëse dhe 40 punëtorë. Shërbimet e urgjencës ngritën një qendër për të ofruar ndihmë, veçanërisht psikologjike, për të mbijetuarit. Policia njoftoi gjithashtu se nuk përjashtohet prania e vdekjeve të tjera. Njësitë e specializuara nga Shtabi i Policisë Murcia po hetojnë për të përcaktuar origjinën e zjarrit. 

Ky nuk është zjarri i parë që godet klubin e natës Teatre, kjo pasi në qershor 2009 disa kabllo në fasadë morën flakë. Edhe këtë herë duket se shkaku i fatkeqësisë mund të ketë qenë djegia e një qarku të shkurtër elektrik, por sipas zjarrfikësve duhet të presim hetime të mëtejshme për të konstatuar origjinën e flakëve. Rajoni i Murcias shpalli tre ditë zie.

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave