Një zjarr ka rënë në një dyqan që tregtonte bateri makinash në një kompleks pallatesh në rrugën 'Dritan Hoxha' në Laprakë. Kjo ka shkaktuar panik te banorët, të cilët kanë 'harruar' karantinën dhe kanë vërshuar në rrugë të alarmuar.
Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa bateritë e makinave që kanë një përmbajtje të madhe acidi kanë shkaktuar tym të madh në zonën e banuar.
Kjo ka krijuar panik te banorët, të cilët kanë dalë të alarmuar jashtë pallatit siç vihet re dhe në pamjet e siguruara nga Report TV. Dëmet materiale llogariten të vogla, falë dhe ndërhyrjes në kohë nga forcat zjarrfikëse.
Gazetari i Report Tv, Merin Maçi shprehet se biznesi tregtonte me shumicë bateri makinash, pjesë xhenerike dhe goma. Për shkak të materialeve janë krijuar shtëllunga të mëdha tymi duke detyruar banorët të dalin në rrugë.
Ndërhyrja e zjarrfikëse për të shuar flakët ka zgjatur për rreth 40 minuta si dhe policia ka krijuar një kordon sigurie për banorët, të cilët kishin dalë në rrugë.
Në vendngjarje ka mbërritur inspektori i grupit të zjarrfikëseve për të hetuar mbi shkakun e plotë të rënies së zjarrit edhe pse dyshimet paraprake janë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Fotot nga brenda magazinës së djegur
Fotot nga brenda magazinës së djegur
I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.5%
-
Të gabuar
53.8%
-
Nuk e di
14.7%
Vota total: 143
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTO/ Momenti kur edukatorja qëllon 3-vjeçarin në një kopsht në Tiranë! Babai: Më kanë bërë presion që të mos kallëzoja në polici
23 Janar, 20:36
-
Vettingu/ Kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendim gjyqësor, KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtarin Guximtar Boçi
23 Janar, 20:20
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
Tiranë/ 52-vjeçari humb kontrollin e makinës, godet 2 qytetarë! Përplaset edhe me murin e ambasadës amerikane
23 Janar, 18:58
-
Dyshohet se morën ryshfet, pezullohen nga detyra dy policët në Tiranë! AMP nis hetimet
23 Janar, 17:58
-
Nisin punimet për fazën e dytë të TEDA Tirana, Veliaj: Do punësohen 5-7 mijë persona
23 Janar, 14:53
-
Njohja e periudhave të punës para ’94, miratohen ndryshimet te 'Ligjet', zv.ministrja Manjani: Do njihen pa pengesa proceduriale! Përfitojnë 40 mijë persona në vit
23 Janar, 14:27
-
Tiranë, edukatorja 46-vjeçare shpallet në kërkim, akuzohet se dhunoi një të mitur në kopsht privat tek ‘Astiri’
23 Janar, 13:38
-
Zyrtare/ Njohje e vjetër, Egnatia rikthen në Superligës sulmuesin Guindo
23 Janar, 11:15
-
Antidroga e Tiranës sekuestron 60 kg kanabis, 2 në pranga, 2 në kërkim! Droga me 6 thasë u gjet në makinë! Do shitej 1200 euro kg në Kamëz (EMRAT+VIDEO)
23 Janar, 08:50
-
SHBA/ Kalifornia përfshihet sërish nga zjarret, 31 mijë të evakuuar
23 Janar, 08:25
-
Nga Budapesti në Shkodër, 300 objekte shqiptare do ekspozohen për herë të parë
22 Janar, 21:22
Po ca lajmi ca karantine thoni ai tjetri nga halli ka dal jasht sipas jush o te rrin ne shpi te presin zjarrfiksin te vi tju fiki zjarrin ose distanca qe duhet tembajn i bie per aq njerez sa jan aty me harrit ne qender ..
Përgjigju