Rusi/ Zjarr në një ndërtesë afër Moskës, 8 të vdekur
Ndërtesa që u përfshi nga flakët
MOSKË -Të paktën 8 persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një ndërtesë zyre pranë Moskës. Bilanci i viktimave bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve ruse Tass.
Deri tani raportohet se një person u shpëtua pasi zjarri shpërtheu në Fryazino, rreth 25 kilometra në verilindje të kryeqytetit rus.
Sipas BBC, dy persona kanë humbur jetën pasi u përpoqën të shpëtonin veten duke u hedhur nga dritarja dhe gjashtë të tjerë u vranë brenda ndërtesës për shkak të shembjes së shkaktuar nga flakët.
Imazhet e publikuara në internet tregojnë tymin që mbulon pjesën e sipërme të ndërtesës tetë katëshe, e cila në të kaluarën, sipas Tass, strehonte Institutin Kërkimor Platan dhe industrinë e mbrojtjes.
Një deklaratë për agjencinë nga Ruselectronics, një organizatë elektronike në pronësi ruse, tha se ndërtesa ka qenë në pronësi private që nga vitet 1990.
Guvernatori i rajonit, Andrey Vorobyov, konfirmoi se një 34-vjeçar u transportua në spital në gjendje të rëndë dhe se dy zjarrfikës gjithashtu kishin nevojë për ndihmë mjekësore.
Për momentin nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin. Sipas një dëshmitari okular flakët kanë shpërthyer në katin e gjashtë të pallatit.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?
-
Emigrimi
80.2%
-
Lindshmëria
16.9%
-
Vdekshmëria
2.9%
Vota total: 278
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarr në një fshat të Delvinës, u rrezikuan banesat! Flakët shuhen pas ndërhyrjes së zjarrfikëses nga Saranda
28 Qershor, 17:02
-
Zjarr në Lazarat, rrezikohen banesat! Flakët favorizohen nga era (VIDEO)
28 Qershor, 16:45
-
Zyrtari rus: 10.000 punëtorë migrantë janë dërguar për të luftuar në Ukrainë
27 Qershor, 15:09
-
I vuri zjarrin fushës së mbetjeve në Përmet, në hetim 52 vjeçari
27 Qershor, 12:27
-
23 dronë rusë dhe 6 raketa godasin Ukrainën gjatë natës
27 Qershor, 10:30
-
VIDEO/ Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë dhe Përmet, dyshohet i qëllimshëm
26 Qershor, 19:25
-
Berat/ Një sipërfaqe me shkurre merr flakë pranë tregut të ri, dyshohet se është e qëllimshme! Vijon puna për kapjen e autorëve (VIDEO)
26 Qershor, 17:06
-
Trump: BE-ja duhet të paguajë një pjesë më të madhe të kostove të konfliktit në Ukrainë
26 Qershor, 11:51
-
Fillon gjyqi ndaj gazetarit amerikan në Rusi
26 Qershor, 10:57
-
Shefi i Pentagonit flet në telefon me Ministrin e Mbrojtjes të Rusisë
26 Qershor, 09:00
-
Moska sanksionon mediat perëndimore! Bllokon faqet e internetit të Rai, La7, Repubblica dhe Stampa
25 Qershor, 13:48
-
Rusi/ Përkeqësohet numri i të vdekurve nga sulmi në Dagestan, 21 të vdekur
25 Qershor, 11:22