Një banesë në afersi të pastiçeri "Tasho" në lagjen nr.13 në Korçë është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka rënë në një kat të pallatit, ndërsa tymi është përhapur me shpejtësi në të gjithë pallatin.

Si pasojë e flakëve, për shkak të asfiksisë, ka ndërruar jetë në banesë një i moshuar, 72-vjeçari Urim Hysolli.

I moshuari jetonte vetëm në banesë dhe persona të tjerë kujdeseshin për të. Mësohet se viktima konsumonte alkool dhe mundet aksidentalisht të ketë ndezur zjarrin, i cili ka marrë përmasa të mëdha.

Në banesë në momentin e rënies së zjarrit ka qenë edhe një person tjetër që kujdesej për të moshuarin, i cili ka arritur të dalë jashtë objektit, ndërsa 72-vjeçari s’ka mundur dot të dalë dhe ka ndërruar jetë nga asfiksia.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe forcat e Policisë, të cilët bënë të mundur evakuimin e banorëve. Pas shuarjes së flakëve, grupi hetimor do të nisë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:45, në lagjen nr. 15, Korçë, në katin e parë të një pallati, dyshohet se ka rënë zjarr në banesën e shtetasit U. H., rreth 72 vjeç.

Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë shtetasi U. H., i cili ndodhej në banesë.

Shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit, si dhe shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.

R.Xh/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Korrik, 22:22

    Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?