Një zjarr ka rënë sot në një zonë me shkurre në Orikum.

Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Armand Xhelili bën me dije se një banesë rrezikon të digjet si pasojë e flakëve që favorizohen nga era.

Dy mjete zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të neutralizuar zjarrin.

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm nga çobanët