KRUJË-Një zjarr ka rënë në Parkun Kombëtar të Qafë Shtamës, në zonën  njohur si Mali i Xithit. Mësohet se sipërfaqja e djegur është 3.2 hektarë pisha dhe dru të ndryshëm.

Terreni i vështirë malor bën të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura të cilat po përpiqen të neutralizojnë flakët.

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.