Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me ferra dhe pemëtari në fshatin Pllanë të Lezhës. Të favorizuara nga era e fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke iu afruar zonës së banuar dhe duke rrezikuar banesat përreth.
Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve dhe shmangien e rrezikut për banesat. Ndërhyrja e shpejtë ka parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit drejt zonës së banuar.







Komente
Komento