Një lokal është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në Parkun Kombëtar të Qafshtamës.

Objekti, në pronësi të Bukurosh Balliut, ndodhej vetëm pak metra nga burimi i njohur “Nëna Mbretëreshë” dhe është shkrumbuar plotësisht nga zjarri.

Sipas të dhënave paraprake, dëmet janë të konsiderueshme, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike ose goditje rrufeje.