Një zjarr masiv shpërtheu pranë qytetit verilindor të Greqisë, Aleksandroupoli, deklaroi të shtunën agjencia shtetërore e lajmeve AMNA.

Nga zjarri masiv po rrezikohen edhe vendbanimet dhe bizneset që ndodhen pranë qytetit. Vetëm 8 vendbanime janë evakuuar, raporton Protothema.

Zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit, ndërsa dhjetëra zjarrfikëse dhe avionë, janë angazhuar në përpjekjet për shuarjen e flakëve.

Një autostradë kryesore që lidh Greqinë verilindore me pjesën veriperëndimore të vendit, u mbyll përkohësisht si masë paraprake.

Sipas sipërmarrësit, Christodoulos Topsidis, edhe bizneset janë dëmtuar nga zjarri masiv.

Të gjithë banorët e zonave që janë evakuuar në mënyrë të organizuar do të transferohen në Qendrën Komunitare të Bashkisë Aleksandropoli  ku do të priten nga shërbimet përkatëse bashkiake dhe Kryqi i Kuq.