FIER- Një zjarr i fuqishëm ka rënë në vendin e quajtur Keneta e Zezë në Strum të Roskovecit.
Siç raporton gazetari i Report Tv, Kristaq Thano, vatra e zjarrit ka përfshirë rreth dy km hapësirë tokësore duke vënë në rrezik disa sera dhe banesë aty pranë. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për shuarjen e flakëve, por ky proces është i vështirë për shkak se flakët favorizohen nga era.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, e ndërsa një natë më parë dy vatra zjarri janë raportuar në një banesë në Gjirokastër dhe Ruzhdije.