KORÇË- Në fshatin Sheqeras në Korçë, në një tokë janë djegur rreth 7 hektarë grurë! Fatmirësisht nga zjarri ka shpëtuar pjesa tjetër e sipërfaqes së tokës së mbjellë me grurë.

Zjarri është përhapur me shpejtësi ne tokat e mbjella duke djegur kështu një pjese te konsiderueshme te grurit

Banorët e zonës, por edhe zjarrfikësit kane arritur ta shuajnë shpejt zjarrin e rënë duke evituar dëmin që mund të shkaktonte në sipërfaqe të mëdha me grurë.

Edhe policia ka qenë në zonë por ende nuk është përcaktuar shkaku i zjarrit edhe pse sipas specialistëve torfa digjet në vetvete nga nxehtësia dhe temperaturat e larta.