Zjarr në Tiranë, digjet 1 banesë
u rrezikuan edhe 2 të tjera

TIRANE – Një banesë në rrugën “Besa” në Tiranë është përfshirë nga flakët, ndërsa rrezikohen edhe tre shtëpi të tjera pranë flakëve.

Ngjarja ka ndodhur pranë tregut industrial, teksa në oborrin e një vile 2 katëshe ka rënë zjarr.

Reporteri në terren i A1 Report, Arsen Rusta ka mundur të sigurojë foto nga vendi i ngjarjes, ndërsa njoftoi se makinat zjarrfikëse në vendngjarje normalizuan situatën duke shmangur përfshirjen në flakë edhe të banesave pranë.

Nga informacionet e para, mendohet se shkak të ketë qenë shkëndijë elektrike.

TJETER ZJARR NE BANESEN E NJE PALLATI TE "UNAZA E RE"
Rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm, zjarri ka përfshirë një banesë në katin e katërt të një pallati te Unaza e Re në Tiranë.
Shkak mendohet të ketë qenë bombola e gazit e gjendur brenda kësaj banese.

Policia dhe zjarrfikëset në vendngjarje kanë arritur të shuajnë flakët e zjarrit e të nxjerrin banorët nga banesa pa dëmtime.

Vetëm brenda ditës së stome, deri më tani janë raportuar dy zjarre në Tiranë, të rëna në banesa, një në rrugën Besa dhe tek “Unaza e re”.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë