VLORË- Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe me pisha në Hidrovor të Vlorës, mes Nartës dhe Akernisë.
Mësohet se zjarri është shfaqur në këtë zonë që prej orëve të pasdites, por për shkak të erës flakët janë përhapur në një sipërfaqe më të gjerë. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren që prej orëve të pasdites së ditës së sotme, por vatra e zjarrit vijon të jetë aktive.
Komento