Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Kakaç të Maliqit, pasi një zjarr ka rënë në një stallë bagëtish.
Sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv fatkeqësisht janë djegur rreth 40 keca në pronësi të P. F, ndërsa asnjë person nuk ka mbetur i lënduar.
Zjarri ka rënë aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Komento