Refugjatët i vënë flakën kampit në Greqi, humbin jetën nënë e bijë (VIDEO)

MORIA- Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme një kamp refugjatësh në Moria të Greqisë. Mediat greke raportojnë se si pasojë e flakëve kanë humbur një grua dhe vajza e saj e mitur.

Pas zjarrit në kamp kanë shpërthyer konfliktet mes refugjatëve, kjo për shkak të numrit të madh të tyre. Ky kamp është i parashikuar të mbajë 3000 refugjatë ndërkohë që aktualisht aty strehoheshin 12 000 refugjatë kryesisht nga Siria.

Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe ka për autorë vetë refugjatët. Autoritet greke po hetojnë lidhur me shkaqet e kësaj ngjarjeje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë