Tiranë/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, lëndohen babë e bir (VIDEO)

TIRANE - Një zjarr ka përfshirë një banesë në katin pestë të një pallati në rrugën "Irfan Tomini" në kryeqytet. Dyshohet se shkak për këtë ngjarje është bërë shpërthimi i një bombole gazi.

Report Tv mëson se si pasojë kanë mbetur të lënduar babë e bir të cilët ndodheshin në banesë në momentin e shpërthimit. Të lënduarit janë dërguar në QSUT ndërkohë që forcat zjarrëfikëse kanë arritur të shuajnë flakët.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 16:15 në rrugën “Irfan Tomini”, në katin e pestë të një pallati, në një banesë, ka rënë zjarr i cili është fikur nga shërbimet e zjarrfikëses dhe policisë. Për pasojë kanë pësuar lëndime të lehta dy personat që ndosheshin në banesë. Paraprakisht dyshohet që zjarri të ketë rënë si pasojë e rrejdhjes së gazit nga një bombël.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?