Një zjarr ka rënë pak momente më parë në lagjen "Kushtrimi" në qytetin e Vlorës.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se zjarri ka rënë në një hapësirë me shkurre dhe barishte, pranë një blloku banimi.

Zjarri po përhapet me shpejtësi, ndërkohë që në terren kanë shkuar forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, pasi rrezikohen edhe banesat aty pranë.