Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në një sipërfaqe me shkurre ne lagjen “1 Maji” në Fier, pranë varrezave të dëshmorëve.
Nuk dihet ende cilat ishin shkaqet e zjarrit i cili u përhap me shpejtësi i favorizuar edhe nga era. Flakët rrezikuan edhe një banesë, ndërkohë që zjarri u neutralizua shpejt falë ndërhyrjes së zjarrfikësve.
Sipas drejtorit të shërbimit zjarrfikës në bashkinë Fier, Zija Hyka, në vendngjarje shkuan menjëherë tre mjete zjarrfikëse të cilat bënë të mundur neutralizimin e flakëve ndërkohë që e gjithë zona është mbuluar nga një re tymi.
Lajmi kryesor: