Fier/ Flakët vijojnë të përhapen në pyllin e Darëzezës! Merr përmasa të frikshme zjarri në Patos, i afrohet nënstacionit elektrik dhe zonave naftëmbajtëse (Video)

Pasditja e kësaj të shtune për zjarrfikësit në qarkun e Fierit ka qenë betejë me flakët. Bashkitë Fier, Patos dhe Mallakastër sot kanë përjetuar një ndër ditët më të vështira për vitin 2023, përsa i përket situatës së zjarreve.

Një situatë shumë e rrezikshme është krijuar me fillimisht 11 vatra zjarri, nga të cilat janë aktive mbeten në Patos, Marinzë, Peshtan dhe Darëzezë.

Më shumë se 20 zjarrfikëse, edhe nga qarqet përreth janë angazhuar në luftë me zjarret ndërsa vatrat më problematike Darëzeza, ku zjarri i përmasave të mëdha ka përfshirë pyllin me pisha dhe për shkak të erës së fortë, është tepër e vështirë për t’u vënë nën kontroll. Flakwt po sfidojnw prej orësh forcat zjarrfikëse. Gjithashtu në Patos ka flakët rrezikojnë nënstacionin elektrik por edhe një pus nafte. OSSH stakoi energjinë për të mos rrezikuar më shumë.

Për të shuar flakët janë angazhuar të gjitha repartet zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Rroskovecit, Albpetrolit, por terreni është i vështirë e ka bërë të pamundur neutralizimin e flakëve. Në ndihmë të tyre janë angazhuar me mjete rrethanore edhe banorë të zonës, por vatra zgjerohet prandaj është bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri. 

Në zonën e Libofshës flakët i janë afruar një stalle ndërkohë që vatrat e zjarrit janë përhapur edhe pranë zonave naftëmbajtëse në Patos por edhe në Drenovë- Fushë në Mallakastër. Zjarri i cili doli jashtë kontrollit pas djegies së mbeturinave në fshatin Ofiçinë të Patosit po vijon përhapjen e tij në një sipërfaqe të konsiderueshme. 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla shkroi në rrjetet sociale se situata po ndiqet me prioritet.

“Forcat zjarrëfikëse të Patosit, Roskovecit, Fierit, kompanisë Albpetrol po punojnë në disa drejtime për të mbrojtur zonat e banuara, ndërsa janë nisur forca edhe nga Lushnja, Vlora dhe Berati. Policia e Shtetit ka dërguar efektivë të shumtë të FNSH, ndërsa ka arrestuar autorin e dyshuar të kësaj zjarrvënie”

Vatra zjarri, edhe pse më nën kontroll ka pasur edhe në Vlorë. Në Selenicë vatra ka pasur në fshatra, me flakët që kanë prekur tokat e disa fshatrave të njësisë Vllahinë dhe Kotë.Edhe në Radhimë, mbi aksin e Bypass vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit Zjarret raportohen edhe në disa fshatra të tjera të Selenicës, si Ramicë, Bashaj, Boder e Mavrovë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:29
Zjarret në vend, situata më e vështirë në Patos! Balla: Të mbrohen zonat e banuara

1695497546_TaulantBallaFoto.jpg

Zjarret të favorizuara nga era dhe errësira e natës kanë dalë nga kontrolli duke djegur me dhjetëra hektarë me ullinj dhe shkurre në Patosin.

Në një reagim referuar situatës, ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaron se po punohet për shuarjen e flakëve, dhe mbrojtjen e zonave të banuara.

“Po ndjekim situatën në Bashkinë Patos, fshati Margëlliç, ku po luftohet me zjarrin, i cili ka marrë përmasa tepër të mëdha. Forcat zjarrëfikëse të Patosit, Roskovecit, Fierit, kompanisë Albpetrol po punojnë në disa drejtime për të mbrojtur zonat e banuara, ndërsa janë nisur forca edhe nga Lushnja, Vlora dhe Berati. Policia e Shtetit ka dërguar efektivë të shumtë të FNSH, ndërsa ka arrestuar autorin e dyshuar të kësaj zjarrvënie”- shkruan Balla.

Ora 21:07
Disa vatra zjarri aktive në Vlorë, fshatrat e Selenicës në 'mëshirë' të fatit, mbeten pa asnjë zjarrfikëse

Zjarret kanë përfshirë edhe Vlorën gjatë kësaj të diele. Gazetari Armand Xhelili raporton se në Selenicë raportohen vatra zjarri në disa fshatra. Sipas banorëve flakët kanë prekur tokat e disa fshatrave të njësisë Vllahinë dhe Kotë duke djegur toka me ullinj e pemëtari.

Ndonëse zjarri ka qenë është aktiv që prej ditës së djeshme në Amonicë, Mallkeq, Petë asnjë mjet zjarrfikës nuk është në vendngjarje.  Edhe vatra e zjarrit  në Radhimë, mbi aksin e Bypass vazhdon vazhdon të jetë aktive. 2 automjete të zjarrfikëses kanë shkuar në Radhinë, një tjetër në Novoselë, kurse një automjet në Patos.

Sipas burimeve nga zjarrfikësja e Vlorës kjo ka qenë dhe arsyeja pse nuk kanë mundur të shkojnë në Selenicë. Zjarret raportohen edhe në disa fshatra të tjera të Selenicës, si Ramicë, Bashaj, Boder e Mavrovë kryesisht në hapësira të mëdha tokash.

Ora 20:55
VIDEO/ I afrohet nënstacionit elektrik, del jashtë kontrolli zjarri në Patos

 

Zjarret të favorizuara nga era dhe errësira e natës, vazhdojnë të shkrumbojnë hapësira të konsiderueshme bimësie në Fier. Këto janë pamjet e zjarrit në fshatin Visok në Patos. Për shkak se zjarri është përhapur dhe po shkon pranë nënstacionit elektrik në Patos, është ndërprerë edhe energjia elektrike.

Ora 20:43
U vuri zjarrin mbeturinave, por flakët dogjën sipërfaqe të mëdha me ullinj e rrezikuan banesat, arrestohet i moshuari

Policia ka arrestuar një 72 vjeçar në Patos i cili u vuri zjarrin disa mbeturinave por flakët u përhapën dhe dogjën sipërfaqe të konsiderushme me ullinj, bimësi dhe shkurre, duke rrezikuar dhe banesa.

Njoftimi i policisë

Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave në fshatin Ofiçinë, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, zjarri u përhap dhe vijon të digjen sipërfaqe të konsiderushme me ullinj, bimësi dhe shkurre, duke rrezikuar dhe banesa, Policia identifikoi dhe shoqëroi në Komisariat autorin e zjarrvënies.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Fier, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Oficinë, Patos, ka rënë zjarr, bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshurar të zjarrvënies.

U shoqërua dhe po kryhen veprimet e mëtjeshme hetimore procedurale për arrestimin e shtetasit H. L., 72 vjeç, i cili ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me ullinj dhe pemë të ndryshme në fshatin Ofiçinë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Fier, disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Fier dhe shërbimet zjarrëfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Ora 20:33
Zjarri në Patos, flakët shumë pranë nënstacionit, OSHEE: Stakohet energjia elektrike

1695494172_zjarrr.JPG

Disa vatra zjarri në Fier vijojnë të përhapen. OSHEE njofton se për shkak të zjarrit shumë pranë Nënstacionit Patos ka stakuar energjinë elektrike.

"Për shkak të zjarrit shumë pranë Nënstacionit Patos, OSSH është detyruar të stakojë energjinë elektrike, si masë e nevojshme sigurie. 
Ndërkohë është njoftuar zjarrëfikësja", njofton OSHEE.

Ora 19:36
Tre vatra të reja zjarri në Fier, njëra i afrohet një stalle

 

Krahas asaj të Darzezës, tre vatra të tjera zjarri janë aktive në Fier. Momentalisht janë aktive vatra në Ndërnenas të Libofshës ku flakët po i afrohen një stalle dhe pranë zonave naftëmbajtëse në Patos dhe në Drenovë- Fushë në Mallakastër.

Ora 18:47
Zjarrfikësit 'luftë' me flakët në Fier, zjarri përhapet në pyllin e Darzezës, digjen pisha dhe shkurre

1695487819_darzez.JPGVatra e zjarrit në Darëzezë të Fierit është përhapur duke djegur disa pisha dhe shkure në hyrje të pyllit. Mjetet zjarrfikëse, dhe shumë forca vullnetare e kanë të pamundur të shuajnë zjarrin ndaj pritet ndërhyrja nga zjarri.

Ora 16:57
Zjarr në plantacionin me ullinj në Berat,  flakët shkrumbojnë 1 ha me pemë frutore     

 

Një vatër zjarri është shfaqur mesditën e kësaj të shtune në një plantacion me ullinj në fshatin Otllak, në Berat. Rreth 1 ha pemë frutore janë djegur, ndërsa shkaku i zjarrit nuk dihet ende.

Ka qenë vetë fermeri i zonës, i cili ka njoftuar për zjarrin në plantacionin e tij, ku kanë mbërritur më pas forcat zjarrfikëse.

Burime nga Drejtoria e Mzsh Berat, njoftojnë se si pasojë e zjarrit u shkrumbua 1 ha me pemë frurore, ullinje dhe pjeshka.

Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, flakët janë vënë nën kontroll.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

Ora 15:33
Zjarr pranë varrezave të dëshmorëve në Fier, zona mbulohet nga tymi, u rrezikua edhe një banesë

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në një sipërfaqe me shkurre ne lagjen “1 Maji” në Fier, pranë varrezave të dëshmorëve.

Nuk dihet ende cilat ishin shkaqet e zjarrit i cili u përhap me shpejtësi i favorizuar edhe nga era. Flakët rrezikuan edhe një banesë, ndërkohë që zjarri u neutralizua shpejt falë ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Sipas drejtorit të shërbimit zjarrfikës në bashkinë Fier, Zija Hyka, në vendngjarje shkuan menjëherë tre mjete zjarrfikëse të cilat bënë të mundur neutralizimin e flakëve ndërkohë që e gjithë zona është mbuluar nga një re tymi.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 23/09/2023 22:02

    Ata qe hidhnin ne ere me tritol shtyllat e tensionit te larte jane kthyer ne zjarrvenes.

    Përgjigju
  • Robert Bitri: 23/09/2023 21:37

    Aty ne Darezezë ka dore mafia e tokave!! I keni te kadastra e Fierit!

    Përgjigju
  • Ledi: 23/09/2023 20:46

    Ne rast se denimi per jeta kriminel dhe idiot qe ndezin zjarre duke rrezikuar njerez , shtepi dhe pyje nuk eshte maksimal ,kjo histori do perseriten dhe demet do jene shume te medha.Te denohen 15 vjet burg dhe ti sekuestrohet pasuria . Muk ja ja borxh as shteti dhe as shoqeria

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu