Situata e zjarreve në vend vijon të jetë kritike, ndërsa regjistrohen akoma vatra të reja.
Pasdite e sotme flakët kanë përfshirë disa shkurre shumë pranë tunelit Tiranë-Elbasan në malin e Kërrabës.
Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa mësohet se për fat të mirë nuk ndodhen shtëpi afër.
Shuarja e flakëve nga toka është e pamundur për shkak të mungesës së infrastrukturës, ndërsa shihet si e vetmja zgjidhje ndërhyrja nga ajri.
Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 7 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.
Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 84 punonjës zjarrfikës, 17 automjete zjarrfikëse, 90 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, punonjës vullnetarë, të Pyjores dhe nga Drejtoria e Zonave të Mbrojtura, etj, të mbështetur dhe nga helikopterë.
Përveç helikopterëve, në ndihmë janë edhe dy avionë të vegjël nga shteti grek, të anazhuar për shuarjen e zjarreve në Llogara.
Gramsh, Zjarr në fshatin Komjan, banorët në luftë me flakët
Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në fshatin Komjan të Gramshit ditën e sotme.
Mësohet se zjarri është përhapur gjithandej ndërsa me flakët po luftohet që në orët e para të mëngjesit.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa në ndihmë të tyre janë bashkuar edhe banorët.
Ata kërkojnë ndihmë nga forcat e armatosura pasi, sipas tyre, është e pamundur të punohet me pompat e krahut pasi vendi ku mbushen me uji është shumë larg.
Në ndihmë kanë ardhur edhe disa banorë të fshatit Snosem por mesa duket nuk është e mjaftueshme.

Zjarri në fshatin Komjan

Zjarri në fshatin Komjan
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO