Zjarre në Kolorado, evakuohen banorët

Zjarre në Kolorado, evakuohen banorët
Zjarrfikësit në Kolorado të Shteteve të Bashkuara po vazhdojnë luftën me një zjarr të madh që, i ndihmuar nga era e fortë, ka dalë jashtë kontrollit që prej ditës së djeshme.

Zjarri ka rënë në High Park, një park pyjor pranë Rocky Mountains. Por shpërndarja e tij jashtë kontrollit ka çuar në rrezikimin e zonave të banuara. Mbi 2600 njerëz janë evakuuar deri tani.

Rosemary Silano, një banore, thotë se kur hodhi sytë jashtë dritares pa një mur flakësh 100 metra të lartë. “Hipa në makinë dhe i përsërisja vetes, vazhdo t’i japësh, vazhdo t’i japësh”.

Një çift po kryente ceremoninë e martesës në fermën e tyre kur u është dashur të thonë me shpejtësi “Po, dua” dhe t’u hipin makinave bashkë me të ftuarit për t’u larguar nga flakët e zjarrit.

Shumë njerez thonë se janë larguar aq shpejt sa s’kanë mundur të marrin as kafshët e tyre shtëpiake me vete.

Qindra zjarrfikës, të ndihmuar nga helikopterë e avionë, kanë vazhduar edhe gjatë të hënës të luftojnë me flakët.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro