Temperaturat e larta dhe vatrat e zjarrit gjatë muajve të verës kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme  të sipërfaqeve pyjore të vendit dhe jo vetëm.
 
Për shkak të kësaj situate ministri teknik i brendshëm Dritan Demiraj ka qënë këtë të martë në zonën e Shkodrës.

I shoqëruar edhe nga shefi i emergjencave civile të Shkodrës, Demiraj u shpreh se  pritet të vijnë mjete nga Greqia dhe nga NATO të cilat do të shërbejën për të përballuar situatën e zjarreve.

Më konkretisht Demiraj bëri me dije se është kërkuar një helikopter nga Greqia dhenjë ose dy helikopterë  nga NATO.

‘Është një situatë e cila ka përfshirë jo vetëm vendin tonë. Por ne jemi të vendosur të ndjekim  dhe të cojmë para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës” u shpreh Demiraj nga Shkodra dhe Lezha.

Demiraj ka ndjekur nga afer operacionet nga toka dhe ajeri per shuarjen e zjarrit ne qarqet Shkoder dhe Lezhe, qe rrezikojne jete njerezish, banesat dhe pyjet kombetare.

Ne ndihme te operacioneve te Emergjencave Civile jane vene ne dispozicion te gjitha forcat zjarrefikese, flota e helikoptereve dhe ndihma nga kompania private 'Viva Coppter'.

Ministri Demiraj falenderoi Drejtorine e Emergjences Civile, Drejtorine e Zjarrefikseve, Forcat e Armatosura dhe Policine e Shtetit per mbajtjen nen kontroll dhe fikjen e vatrave te shumta te zjarrit.

Ministri Demiraj kerkoi nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria qe te hetojne me perparesi per zbulimin e zjarrevenie te qellimshme qe rrezikojne sigurine kombetare.