Zjarret dogjën hektarë të tërë, Ministri i Mbrojtjes: Gatishmëria, jo aty ku duhet! Kur flakët marrin përmasa të mëdha, vetëm reshjet e shiut mund t'i shuajnë

 

Zjarret shkrumbuan hektarë të tërë pyjesh e kullotash këtë verë në vend, ndërsa Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi pranoi se gatishmëria për të reaguar në situata të tilla, sidomos në forcat ajrore, nuk është aty ku duhet. Në Komisionin e Sigurisë, ai u shpreh se megjithatë ka zjarre që kur marrin përmasa shumë të mëdha nuk i shuan dot as me ndërhyrje nga ajri e as nga toka, por i shuajnë vetëm reshjet e shiut.

"Duhet ta pranojmë që s’jemi aty ku duhet për sa i përket gatishmërisë. Qoftë të mjeteve ajrore, detare dhe mirëmbajtjes. Nuk po e them për justifikim por nuk ka receta se cila është rruga më e mirë e mirëmbajtjes. Sot që flasim, kemi nivele jo të mirë të gatishmërisë sidomos në forcat ajrore, sepse disa nga kontratat e mirëmbajtjes nuk kanë performuar siç duhet. Nuk janë përgjigjur operatorët në kohë, disa nuk janë përgjigjur fare. Po tentojmë që ta delegojmë në struktura më të organizuara. Apo ta dërgojmë tek strukturat e NATO-s. Kemi nisur me një helikopter, ka ecur shumë mirë deri tani. Po përgatisim dy të tjerë t’i çojmë në NATO që t’i bëjnë ata prokurimet tona dhe jo ne. Kishin çmime goxha konkurruese sesa ato që kemi marrë vetë. Duam të punojmë edhe për të ngritur siç duhet kapacitetet e brendshme të mirëmbajtjes. Duhet të bëhet me forcat tona, se po them një term të vjetër. Zjarret nuk kanë qenë jashtë vëmendjes në qarkun e Lezhës, kemi qenë prezent. Por me forca ajrore nuk mund të jemi kudo të pranishëm dhe jo kudo helikopteri është efektiv. Në varësi të specifikave të terrenit, por tani, se s'ka ndonjë gjë për t'u fshehur, ka raste kur as nga ajri as nga toka nuk i bën dot gjë ku zjarri merr përmasa të mëdha dhe shuhet kur bie shi si me thënë. Edhe në vendet fqinje, kur arrin zjarri në përmasa kritike s'ke ç'i bën më. Kjo ka qenë lufta kryesore në Karaburun sepse ishim në kufi me Parkun e Llogorasë dhe aty duhej të prisnim sa të binte shi se nuk ke ça i bën më", tha Peleshi.


Lajmi kryesor:

Komisioni i Sigurisë, Ministri i Mbrojtjes: 2.1 mld lekë për emergjencat civile, 30% rritje page për personelin e FA! Projekt 18 mln euro për mbrojtjen nga sulmet kibernetike


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion