Komisioni i Sigurisë, Ministri i Mbrojtjes: 2.1 mld lekë për emergjencat civile, 30% rritje page për personelin e FA! Projekt 18 mln euro për mbrojtjen nga sulmet kibernetike

2.1 miliardë lekë është fondi i përcaktuar nga Ministria e Mbrojtjes për Emergjencat Civile. Kjo u bë me dije nga Ministri Niko Peleshi në Komisionin e Sigurisë, ku po zhvillohet një seancë dëgjimore lidhur me projektligjin “Për buxhetin e vitit 2022”. Peleshi theksoi se 1.1 miliardë lekë do të shkojnë për bashkit ëme kusht. Peleshi theksoi se në Ministrinë e Mbrojtjes do të ngrihet një komitet ku bashkitë do të aplikojnë me projekte dhe buxhetin do ta marrin ato projekte që do të fitojnë.

"20 mln dollarë për emergjencat civile,2.1 mld lekë, që do të ndahet më shumë se gjysma 1.1 mld do të jetë transfertë e kushtëzuar për bashkitë. Sipas peshës specifikës që buxheti i çdo bashkie ka në totalin e buxhetit vendorë, do ë ndahet edhe ky fond me formulë. Ky fond do të ndahet me formulë. Janë më shumë se 800 mln lekë për investime në fushën e mbrojtjes dhe  parandalimit të emergjencave civile. Do ngremë një komitet në Ministrinë e mbrojtjes, do i kërkojmë bashkive të aplikojnë me projekte dhe ato fituese do të marrin buxhein që do e përdorin vetë, duam ta decentralizojmë këtë fond. Mos i ngelen prokurimet Ministrisë së mbrojtjes, ne nuk bëjmë dot tender kanalesh, sforcohemi shumë nëse i bëjmë këto dhe ja japim bashkisë që ka edhe kapacitetet për ta bërë", tha Peleshi.

Ministri shtoi po ashtu se është parashikuar një rritje me 30% e pagës për të gjithë personelin e Forcave të armatosura, rritje që e konsideroi historike.

"Kemi parashikuar rritje pre 30% të pagesës për të gjithë personelin e FA. është një rritje  e qenësishme, historike sepse nuk mbahet mend që kur ka patur një rritje kaq të madhe të pagës. Paga, duke filluar nga ushtari deri te gjenerali, bëhet e konsiderueshme e krahasueshme me pagën në vende të tjera të rajonit. Kjo do na bëjë më të motivuar për të gjitha aktivitetet që do të ndërmerren. Projektet kryesorë është edhe modernizimi i FA", u shpreh Peleshi.

Duke pranuar faktin se vendi ynë rrezikohet nga sulmet kibernetike, Peleshi u shpreh se po punohet për një projekt të përbashkët me SHBA me vlerë 18 mln euro për mbrojtjen nga këto sulme. Peleshi u shpreh se ka informacione që janë disa kompani private në vend që kanë rënë pre e sulmeve të tilla kibernetike dhe që kanë paguar gjoba deri në dhjetëra mijëra euro me kriptomonedha. Ai shtoi se do të jetë po Ministria e Mbrojtjes që do të bëjë politikat e mbrojtjes kibernetike kombëtare.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:42
Zjarret dogjën hektarë të tërë, Ministri i Mbrojtjes: Gatishmëria, jo aty ku duhet! Kur flakët marrin përmasa të mëdha, vetëm reshjet e shiut mund t'i shuajnë

 

Zjarret shkrumbuan hektarë të tërë pyjesh e kullotash këtë verë në vend, ndërsa Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi pranoi se gatishmëria për të reaguar në situata të tilla, sidomos në forcat ajrore, nuk është aty ku duhet. Në Komisionin e Sigurisë, ai u shpreh se megjithatë ka zjarre që kur marrin përmasa shumë të mëdha nuk i shuan dot as me ndërhyrje nga ajri e as nga toka, por i shuajnë vetëm reshjet e shiut.

"Duhet ta pranojmë që s’jemi aty ku duhet për sa i përket gatishmërisë. Qoftë të mjeteve ajrore, detare dhe mirëmbajtjes. Nuk po e them për justifikim por nuk ka receta se cila është rruga më e mirë e mirëmbajtjes. Sot që flasim, kemi nivele jo të mirë të gatishmërisë sidomos në forcat ajrore, sepse disa nga kontratat e mirëmbajtjes nuk kanë performuar siç duhet. Nuk janë përgjigjur operatorët në kohë, disa nuk janë përgjigjur fare. Po tentojmë që ta delegojmë në struktura më të organizuara. Apo ta dërgojmë tek strukturat e NATO-s. Kemi nisur me një helikopter, ka ecur shumë mirë deri tani. Po përgatisim dy të tjerë t’i çojmë në NATO që t’i bëjnë ata prokurimet tona dhe jo ne. Kishin çmime goxha konkurruese sesa ato që kemi marrë vetë. Duam të punojmë edhe për të ngritur siç duhet kapacitetet e brendshme të mirëmbajtjes. Duhet të bëhet me forcat tona, se po them një term të vjetër. Zjarret nuk kanë qenë jashtë vëmendjes në qarkun e Lezhës, kemi qenë prezent. Por me forca ajrore nuk mund të jemi kudo të pranishëm dhe jo kudo helikopteri është efektiv. Në varësi të specifikave të terrenit, por tani, se s'ka ndonjë gjë për t'u fshehur, ka raste kur as nga ajri as nga toka nuk i bën dot gjë ku zjarri merr përmasa të mëdha dhe shuhet kur bie shi si me thënë. Edhe në vendet fqinje, kur arrin zjarri në përmasa kritike s'ke ç'i bën më. Kjo ka qenë lufta kryesore në Karaburun sepse ishim në kufi me Parkun e Llogorasë dhe aty duhej të prisnim sa të binte shi se nuk ke ça i bën më", tha Peleshi.

Ora 11:23
Ministri i Mbrojtjes: Projekt 18 mln euro me SHBA për mbrojtjen nga sulmet kibernetike! Bizneset gjoba deri në dhjetra mijëra euro me kriptomonedha

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije se, bashkë me SHBA, po punohet për një projekt prej 18 mln euro për mbrojtjen nga sulmet kibernetike. Në Komisionin e Sigurisë, Peleshi tha se vendi ynë është shumë i rrezikuar nga të tilla sulme, duke theksuar se do të ngrihet njësia ushtarake e mbrojtjes kibernetike. Ai shtoi se informacione që disa kompani private që kanë rënë pre e sulmit kibernetik kanë paguar gjoba deri në dhjetëra mijëra euro me kriptomonedha.

Sipas Peleshit sfidë mbetet gjetja e ekspertëve për shkak se vendi ynë nuk i siguron dot nivelin e pagave në raport me çmimet konkurruese në treg. Për këtë Peleshi tha se ka biseduar me kryeministrin Edi Rama për të ofruar bonuese speciale.

"Ne mbase na duket sikur kjo është shumë futuriste, por e vërteta është që as unë nuk e dija ballafaqimin me sulme kibernetike që vendi ynë ka. Ne jemi ende modestë në mbrojtjen kibernetike, duke filluar nga privatë, por dhe institucionet shtetërore. Sulmet janë të përditshme. Ne kemi një projekt me SHBA që kap shifrën 18 mln euro, nuk është nga buxheti ynë, por projekt i përbashkët me zyrën e  bashkëpunimit për mbrojtje të SHBA. Do të do të ngremë njësinë ushtarake të mbrojtjes kibernetike. Kemi rekrutuar 6 punonjësit e parë, por duhet t'i trefishojmë. Jemi në sfidën si të rrisim kapacitete tona njerëzore, si të gjejmë ekspertë ndërkohë që tregu i kërkon shumë më shtrenjtë se niveli jonë i pagave. Kemi rënë dakord për bonuese të veçanta. Do bëjmë propozime për bonuse speciale që të jemi konkurrues me tregun. Ne na mungon një institucion që bën politikat e mbrojtjes kibernetike kombëtare. Kemi një agjenci, pro që nuk bën politika, certifikon standardet. Nga bisedat që kemi bërë me kryeministrin, po shqyrtojmë mundësinë që Ministria e Mbrojtjes të hartojë politika standarde t mbrojtjes kibernetike rregullore për të gjithë aktorët në vend, institucionet. Më pas një strukturë bën certifikimin e tyre. Janë disa kompani private që janë goditur dhe mbrojtja kibernetike është nevojë e të sotmes. Kam marrë informacion edhe nga inteligjenca për disa kompani private që kanë paguar dhjetëra mijëra euro gjoba me kriptomonedha. Ne po mundohemi të bëjmë rolin tonë këtu.  Ne do të shkojmë 96% në realizim. Nuk është e kënaqshme për mua. Ajo që duam të përmirësojmë në vitin në vijim është që të mos buxhetojmë asnjë projekt të padetajuar. Tradicionalisht e kemi bërë gabimin që parashikojmë projekte të padetajuara", the Peleshi.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardita: 08/11/2021 13:43

    18 mil euro per mbrojtje kibernetike?? Dhe shembull eshte fakti qe kompani private kane rene preh e zhvatjes ne internet deri ne qindra mijra euro?? Se pari, nuk na vleka, nese krahason shifrat. Dhe se dyti, kompanite private duhet te sigurojne vete sigurine e tyre kompjuterike. Dhe se treti, mbrojtja nga sulmet kompjuterike duhet. Por ajo qe del nga paaftesia e ministrit per te mbeshtetur marrjen e fondeve, eshte shterpsia e argumentit. Qe do te thote, potencial abuzivizmi dhe projekte tashme te "tenderura" sipas skemave alla "Beqja".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja