Zjarret e fuqishme në Algjeri, humbin jetën të paktën 65 persona

Zjarret e fuqishme në Algjeri, humbin jetën të paktën 65 persona

Të paktën 65 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë Algjerinë orët e fundit. Mes viktimave janë edhe 28 ushtarë që erdhën për të luftuar kundër flakëve. Ata humbën jetën ndërsa evakuonin  fshatarët e kërcënuar nga flakët në malet e Bejaïa dhe Tizi Ouzou. 

Nga flakët kanë mbetur të plagosur edhe qindra persona, ndërkohë që zjarrfikësit dhe ushtarët luftojnë për të shuar flakët e tërbuara.

Këto zjarre, për të cilat autoritetet kanë deklaruar se kanë qenë të qëllimshme, kanë prekur disa rajone të Kabilisë, në veçanti Tizi Ouzou. Temperaturat e larta dhe erërat e fuqishme kanë bërë që flakët të përhapen me shpejtësi.

Çdo vit, veriu i Algjerisë preket nga zjarre në pyje. Në vitin 2020, gati 44,000 hektarë tokë u shkrumbuan. 

Vitin e kaluar ka pasur disa arrestime për zjarrvënie të qëllimshme, ndërkohë që ky fenomen po përforcohet ndërsa zjarret shtohen në të gjithë globin. Ato shoqërohen me fenomene të ndryshme të parashikuara nga shkencëtarët për shkak të ngrohjes globale. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kakrruk: 11/08/2021 12:37

    Algjeri apo Tunizi se na bëtë lëmsh?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja