TIRANË- Të paktën 3.5 milion euro, janë vënë në dispozicion nga qeveria si dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga zjarret masive që përfshinë mijëra hektarë në të gjithë vendin verën e shkuar. Fondet do të shkojnë për 15 bashki të dhe përfshijnë kompensim vetëm për objektet dhe banesat.
Pjesën më të madhe të “tortës” e merr Kruja, me 146 milionë lekë, ndjekur nga Gramshi me 86.6 milionë lekë, Finiqi me 40 milionë dhe Delvina me 36 milionë lekë, ku u shkrumbuan me dhjetëra banesa në disa fshatra.
“Kemi dhe bashki të cilat kishin pasur të mbartur për të kompensuar banorët e tyre siç është rasti i Krujës. Edhe ajo bashki e ka gjetur financimin nga qeveria dhe praktikisht mund të kompensohen të gjithë banorët ka qenë e mbartur. Ka qenë prej 2021 praktikisht ka pasur disa situata të mbartura, kemi ardhur në ndihmë të disa bashkive”, tha ministri Vengu.
Ky dëmshpërblim konsiderohet i plotë për situatën nga zjarret në një drejtim, ndërsa sa i përket bujqësisë dhe bagëtive të ngordhura, pritet të ketë një tjetër alokim fondi.
“Ne kemi vijuar me dëmshpërblimet sa i përket objekteve, banesave, stallave në raste të veçanta që por duhet të vij tani me paketën e dëmshpërblimeve që kur vjen puna te bujqësia dhe Ministria e Bujqësisë, Ministria e Financave sipas angazhimit që ka marrë qeveria do të bëjë një paketë të dedikuar në këtë pjesë”, theksoi ai.
Verën e shkuar, Shqipëria u pushtua nga zjarret nga veriu në jug. Sipas të dhënave nga Sistemi Evropian për Zjarret në Pyje gjatë vitit 2025 u dogjën mbi 59 mijë hektarë pyje.
“Kemi një plan me Ministrinë e Mjedisit, do ta bëj publik ministri besoj së shpejti. Edhe ripyllëzimin me dronë dhe në mënyrë që të mbulojmë sa më shumë dhe një masë territori më të madhe”, tha Vengu.
Ndërkohë, ministri Pirro Vengu foli edhe përmbytjet e javëve të fundit, për të cilat tha se në vijim qeveria pritet të alokojë një tjetër paketë financiare për dëmshpërblim për dëmet prej tyre.
Bashkitë dhe dëmshpërblimi që marrin
Delvinë – 36 mln lekë
Dibër – 10,5 mln lekë
Gramsh – 86,6 mln lekë
Has – 0,7 mln lekë
Rrogozhinë – 1,8 mln lekë
Krujë – 146 mln lekë
Kukës – 0,6 mln lekë
Librazhd – 0,2 mln lekë
Peqin – 4 mln lekë
Tepelenë – 0,3 mln lekë
Kamëz – 2 mln lekë
Maliq – 1,2 mln lekë
Finiq – 40 mln lekë
Dropull – 7,7 mln lekë
Malësi e Madhe – 6,6 mln lekë
Verën e vitit 2025 pati dëme serioze në disa bashki të vendit për shkak të zjarrit, ku përgjithësisht kryesonin bashkitë e jugut të Shqipërisë, Delvina e Finiqi, dhe Gramshi në Shqipërinë e Mesme. Sipas të dhënave nga Sistemi Evropian për Zjarret në Pyje gjatë vitit 2025 në Shqipëri u dogjën mbi 59 mijë hektarë pyje.
SI.E./A.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
9 Mars, 15:01
PS nuk jep aprovimin për arrestimin e Ballukut, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
58.5%
-
Të gabuar
37.4%
-
Jam i/e dyzuar
4%
Vota total: 1717
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vengu ikën nga Mbrojtja: S’e përjetoj si largim nga misioni i sigurisë kombëtare, Shqipëria është në duar të sigurta! Nufi: E marr detyrën me nder e përkushtim
7 Mars, 10:09
-
Ikën Balluku/ Begaj dekreton ministrat e rinj dhe Koçiun si zv.kryeministre! Nesër pritet votëbesimi në Kuvend
4 Mars, 14:04
-
Zjarr në ish-maternitetin e Sarandës, nuk raportohen të lënduar
27 Shkurt, 16:29
-
‘Politika është një territor ku koha lëviz shpejt, por kujtesa lëviz ngadalë’, mesazhi me kode dhe falënderime nga Elisa Spiropali pas shkarkimit
27 Shkurt, 13:57
-
Forcohet mbrojtja, ‘Javelin’ i dorëzohet forcës tokësore, Vengu: Nuk armatosemi për të sulmuar askënd! VanHorn: Shtoni trupat në misionet ndërkombëtare
27 Shkurt, 13:40
-
Ndryshimet në qeveri, Korreshi për Report Tv: Balluku emëroi të besuarit e saj, do të firmosë përmes tyre! Spiropali iku pas luftës së brendshme në PS
27 Shkurt, 13:31
-
Ndryshimet në kabinet, Rama mbledh qeverinë! Pas shkarkimit të Ballukut, s’marrin pjesë as dy ministrat e larguar, Vengu e Spiropali
27 Shkurt, 10:25
-
PROFIL/ Nga Hoxha te Ismaili, kush janë 4 ministrat e rinj të qeverisë Rama! Karakaçi nga drejtor i OSHEE te Infrastruktura
26 Shkurt, 20:33
-
Shkarkohet Balluku, Rama ndryshon qeverinë! Koçiu zv.kryeministre, Karakaçi te Infrastruktura! Lamallari ministër i Brendshëm, Hoxha i Jashtëm, Gogu te Drejtësia! Ikin Spiropali e Vengu
26 Shkurt, 20:01
-
Përmbytjet dhe shembja e rrugëve, ministri Vëngu: 10 milionë euro fond i shpërndarë për diga, ura dhe prita lumore
26 Shkurt, 16:53
-
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra zbaton kontributin e solidaritetit: 50 mijë franga për të mbijetuarit dhe familjet e viktimave
25 Shkurt, 22:25
-
Industria ushtarake/ Vengu: Në prill nis prodhimi i dronëve, 252 ushtarë të rinj! Kingji: S’kemi ende ndarje operacionale për trupat në Gaza
25 Shkurt, 14:37