U fut mes flakëve për të shpëtuar fqinjët grekë, shqiptari humb jetën në Athinë/ Flasin të afërmit
Shkon në dy numri i shqiptarëve që humbën jetën nga zjarret në Athinë. Ambasada shqiptare në Athinë konfirmon se viktima e dytë është Viktor Ceko 59-vjeç nga Narta e Vlorës. Fqinjët e viktimës në Vlorë, kanë treguar se ai ishte njeri punëtor
GREQI-Zyrtarisht shkon në dy numri i shqiptarëve që humbën jetën nga zjarret masive në Athinë. Ambasada shqiptare në Athinë konfirmon se viktima e dytë është Viktor Ceko 59-vjeç nga Narta e Vlorës. Ai ndërroi jetë sot në spitalin e Athinës, pasi nuk mundi që të mbijetonte nga plagët që mori nga zjarri që pushoi periferinë e kryeqytetit grek për tre ditë nga e hënë deri të mërkurën e kësaj jave.
Viktima e parë ishte Nica Leka, rreth 85 vjeç me origjinë nga Leshnica e Sarandës. Ajo vdiq në banesën e saj, në vendin e quajtur Mati. Nica u gjet e shkrumbuar në banesën e saj. Ajo ishte larguar nga Shqipëria në vitin 1945. Ndërkohë që sipas të dhënave të emigrantëve shqiptarë në Greqi, dyshohet se ka humbur jetën edhe një tjetër shqiptar, por që nuk konfirmohet zyrtarisht.
Deri tani zyrtarisht janë vetëm 2 viktima dhe mbi 13 të plagosur shqiptarë. Ndërsa në total nga zjarret në Athinë kanë humbur jetën 86 persona, ndërsa mbi 200 janë të plagosur dhe shumë të tjerë janë të zhdukur. Autoritetet greke vijojnë kërkimet për të zhdukurit dhe identifikimin e viktimave.
Vdekja e shqiptarit, flasin fqinjët në Vlorë: Shpëtoi fëmijët dhe gruan, donte të ndihmonte grekët
Pas lajmit se 59-vjeçari, Viktor Ceko, nga Narta e Vlorës humbi jetën në zjarret masive në Greqi, Report Tv ka siguruar dëshminë e fqinjëve të viktimës, të cilët kanë treguar se viktima Viktor Ceko, njihej si një njeri shumë punëtor.
E njoh si njeri të rregulltë, si njeri punëtor. Ka punuar në kooperativë. Ai vajti tek zjarret, nxorri fëmijët edhe gruan, vajti brenda në shtëpi të merrte diçka tjetër, aty e qëlloi flaka. Shtëpia u dogj e gjitha, kishte një fermë të vogël se ishte punëtor i madh.
Fqinjët në Vlorë
Një tjetër fqinj ka rrëfyer se Ceko që prej vitit 1991 jetonte në Greqi. Fqinjët kanë shprehur shqetësimin e tyre për familjarët dhe kanë treguar se viktima kur ra zjarri ishte kthyer në banesë të ndihmonte një grua greke që e kishte burrin invalid.
Viktori si gjithë të tjerët, e kapi zjarri, u kthye për të ndihmuar një grua greke, se e kishte burrin invalid. Gruaja i tha “ Viktor, kthehu se do digjesh”. Ne ishim në dijeni të djegies se kemi folur 2-3 ditë.
Tani e morëm vesh, jemi shumë të shqetësuar për gruan dhe fëmijët. Viktori ishte djali më i mirë në lagje, punëtor. Kjo është shtëpia ku ka lindur dhe u rrit deri në vitin 1991.
Ngushellimet familjes dhimbjen ZOTI tju a bej te lehte.
Përgjigju
Turi: 27/07/2018 20:11
Akt prej heroi.
Përgjigju
Fredi Bushaka: 28/07/2018 14:47
Vërtet akt heroik por a do i japë bashkia qytetarinë e nderit për këtë akt? Po medjat fqinje që i kanë përbuzur shqiptarët gjith këta vite a do e vënë në dukje këtë akt apo...?!
Ndërsa këtej nga ne, lali dhje ri i jep celsin e qytetit Furerës duke e cilësuar si shembull për të rinjtë..
Turp!
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Të drejtë
15.2%
Të gabuar
81.4%
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4489
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Ngushellimet familjes dhimbjen ZOTI tju a bej te lehte.
PërgjigjuAkt prej heroi.
PërgjigjuVërtet akt heroik por a do i japë bashkia qytetarinë e nderit për këtë akt? Po medjat fqinje që i kanë përbuzur shqiptarët gjith këta vite a do e vënë në dukje këtë akt apo...?! Ndërsa këtej nga ne, lali dhje ri i jep celsin e qytetit Furerës duke e cilësuar si shembull për të rinjtë.. Turp!