Greqia është në zi kombëtare. Zjarri që përfshiu rajonin e Atikës, në verilindje të Athinës, ka shkaktuar një nga tragjeditë më të mëdha që ka prekur këtë zonë, duke shkaktuar 74 të vdekur.
Në këto ditë të vështira për vendin fqinj, Kisha greke ka rezervat e saj. Kreu ortodoks i Kishës Metropolitane të Aegialia, e ka konsideruar këtë ngjarje si “zemërim i Zotit, me kryeministrin ateist”. Prifti Amvrosiou ka shkruar në blogun e tij personal se “kryeministri dhe i gjithë stafi i tij ateist, ka ngjallur zemërimin e Zotit”.
Ai, gjithashtu, në postimin e tij e ka quajtur Tsipras një hipokrit, ndërsa i qëndron bindjes së tij se e gjithë kjo tragjedi nuk ishte as më pak dhe as më shumë, mallkim nga Zoti.
Lajmi kryesor: