Australi, arrestohen 183 zjarrvënës, digjet edhe Rezervati Mjedisor i Ishullit të Kangurëve

Parkun e Kafshëve të egra në ishullin e Kangurëve e kanë përshkruar si ‘Galapagos i Australisë’, strehën e disa specieve të rrezikuara si zogjtë, zvarranikët dhe gjitarët, përfshirë koalat por që tani të gjitha janë ‘pjekur’ në furrën e flakëve që po djegin prej disa javësh Australinë.

Zjarret shkatërruese të ditëve të kaluara iu kanë marrë jetën të paktën 25 personave, kanë vrarë gjysmë miliardë kafshë, shkatërruar 2000 shtëpi dhe djegur mbi 8.5 milion hektarë mijëra pyje me pisha.

Ambjentalistët thonë se për shkak të ndryshimit të klimës, zjarret do të bëhen edhe më të shpeshta dhe ekziston frika se gjithë kafshët endemike dhe speciet bimore të Australisë mund të zhduken përgjithmonë.

Isabella Pratesi, drejtore e programit ‘WWF Italy Conservation’, e cila aktualisht ndodhet në Tasmania, thotë se atje, më shumë se 400 kilometra larg bregdetit Australian, qielli është i mbuluar nga tymi.

Një raport i qeverisë Australiane që daton që nga viti 2009 tregon se "parashikimet e klimës tregojnë se pjesa më e madhe e Australisë jugore mund të bëhet më e ngrohtë dhe më e thatë dhe se tani është i nevojshëm një angazhim i fortë dhe urgjent nga qeveritë e botës për të luftuar ndryshimin e klimës dhe, për të parandaluar që ndikimet të mos jenë edhe më të dhunshme dhe se duhet të kufizohet ngrohja globale në 1.5 ° C dhe emetime zero te CO2 shumë përpara vitit 2050 ".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:59
Australi, arrestohen 183 persona të akuzuar për zjarrvënie, rrezikojnë 21 vite burg

Zjarret shkatërruese që kanë goditur Australinë javët e fundit dyshohet se janë kryesisht keqdashëse dhe policia ka arrestuar 183 persona duke i akuzuar ata për vendosjen e zjarreve në Uellsin e Ri Jugor.

Midis të arrestuarve janë edhe 40 të mitur që do të gjykohen nga gjykatat në muajt e ardhshëm.

Shumë prej të arrestuarve do të duhet të përgjigjen për zjarrvënie të qëllinshme dhe rrezikojnë një dënim maksimal deri në 21 vjet burg.

25 persona kanë humbur jetën dhe 8.8 milion hektarë pyje u shkatërruan në zjarret në Auatrali nga shtatori deri sot, një zonë e barabartë me atë të gjithë Austrisë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 07/01/2020 15:04

    Duhet te kishte ndodhur e kunderta, gjysem miliarde njerëz dhe vetem 25 “kafshe” . Keshtu ambjenti natyra dhe gjith krijesat qe u krijuan të jetojne pranë njeriut dhe jo ai ti zhduke, do kishin marë frymê. Njeriu eshte krijesa me e keqe, bajga e bajgave qe nuk pje rdh për jeten e krijesave të tjera. Vetem ai dhe pjellat e tij të jetojne! Prandaj dhe nje ditë do të shuhet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU