Zjarret në Australi, në pak orë 5 të vdekur dhe 100 shtëpi të shkatërruara

Zjarret në Australi, në pak orë 5 të vdekur dhe 100 shtëpi të shkatërruara

5 persona kanë humbur jetën dhe dy janë konsideruar të humbur nga zjarret e pashembullt që po djegin pjesën juglindore të Australisë, në atë që njihet me emrin Uellsi i Ri Jugor.

Dy prej viktimave, në veri të Sindey, u gjetën të djegur brenda makinave të tyre kurse tre të tjerë humbën jetën ndërsa ishin duke u trajtuar në spital.

Sipas autoriteteve më shumë se 100 shtëpi u shkatërruan nga zjarret në vetëm pak orë.

Rreth 110 vatra zjarri shpërthyen papritur dje në mesditë dhe autoritet nuk patë mundësi të lajmëronin popullsinë për tu evakuuar. Për shuarjen e vatrave të zjarrit janë mobilizuar më shumë se 1.000 grupe zjarrfikësish që po luftojnë me flakët në kushte të rrezikshme.

Flakët në Queensland kanë përfshirë një zonë të gjerë pyjore, ku aktualisht janë shkrumbuar 2 mijë hektarë bimësi.

Banorët e zonave të ndryshme janë paralajmëruar të kenë kujdes nga ajri i ndotur si pasojë e tymit, që mund t’i shkaktojë problem sidomos fëmijëve, të moshuarve, dhe personave me patologji kardiake apo në frymëmarrje.

Shumë nga zjarret kanë shpërthyer në zona që po përjetojnë një periudhë të gjatë thatësie, dhe favorizohen nga erërat e forta dhe temperature deri në 35 gradë Celsius

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën