Zjarret në çerdhe, Veliaj apel PD: Bëhuni aleatë, jo zjarrvënës, Vokshi: Dy faktet që të bëjnë fajtor

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka reaguar pas akuzave të opozitës për zjarret në dy çerdhe në Tiranë. Veliaj ka bërë apel që opozita të jenë në anën e zjarrfikësve dhe ajo atyre që vendosin qëllimisht zjarre në këto ambiente. Veliaj tha se zjarret ishin të qëllimshëm, por sipas tij, bashkia i ka marrë të gjitha masat për evitimin e ngjarjeve të tilla.

Menjëherë pas deklaratës së Veliajt, për mediat ka folur edhe deputetja e PD-së, Albana Vokshi u shpreh se kryebashkiaku Veliaj është përgjegjësi kryesor për zjarret që kanë rënë në çerdhe kohët e fundit dhe se ekszistojnë dy fakte që e bëjnë fajtor.

Ka edhe nga ata, që shyqyr Zotit janë pakica, të cilët thonë ku të gjejmë arsye për të bërë sherr, ku ta gjejmë një zjarr që ka vënë dikush që të themi poshtë qeveria, poshtë bashkia! Kjo nuk është normale! Qyteti duhet të ecë përpara dhe nëse një vandal i vë zjarrin një çerdheje, një kopshti, një këndi lojërash apo një kazani plehrash, minimumi që duhet të bëjmë është të jemi të gjithë bashkë për të ruajtur pronën publike, për t’i dhënë kurajo zjarrfikësve, që i fikin zjarret në pak sekonda, për t’i dhënë kurajo policisë, e cila duhet të gjejë kush janë këta që terrorizojnë qytetin me zjarr. Unë nuk besoj kurrë se opozita ka dorë, por sigurisht ndihem keq kur opozita bëhet me zjarrvënësit, jo me zjarrfikësit. Kjo është për të ardhur keq.

Kemi shtuar rojet e Policisë Bashkiake, si dhe rojet e kontraktuara në çerdhe, kopshte e shkolla këtë vit. Do të shtojmë po ashtu pajisjet me kamera, sistemet e alarmit. I kemi trajnuar anëtarët e stafit në të gjitha çerdhet, kopshtet e shkollat për çdo situatë me zjarret, ndaj i bëj thirrje opozitës, bëhu me njerëzit e punës, bëhu me njerëzit e mirë, bëhu me qytetarët, mos hap panik, mos u bëj me rrugaçët, me vandalët, mos inkurajo zjarrvënien, inkurajo zjarrfikësit, ata që shërbejnë, ata që punojnë, ata që e duan qytetin.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë

Sot, në emër të shumicës së qytetarëve që nuk pranojnë mashtrimet e Erion Veliajt, po informojmë opinionin publik për dy fakte, që nxjerrin në pah përgjegjësinë e Erion Veliajt për zjarret në çerdhe.

Së pari, sipas dosje që është referuar në prokurori, çerdhja nuk ka patur roje që prej datës 6 Gusht, çerdhja nuk ka patur roje. Erion Veliaj duhet t’u thotë qytetarëve pse mungonte roja në çerdhe?
Së dyti, qytetarët e Tiranës, duhet të dinë se në komunikatën e brendshme të Policisë së Shtetit, që nuk është bërë publik për mediat, e datës 22 Gusht, ngjarja në kopshtin tek ish-blloku është referuar në prokurori sinaksidentale.

Ne do t’i vëmë medias në dispozicion kopjen e origjinalit, ku gjendet edhe emri i policit gjyqësor dhe numri unil i tij.

Të dy këto fakte të pakundërshtueshme, dokumenta zyrtarë të insitucioneve që nuk varen nga Partia Demorkatike, provojnë përtej çdo dyshimi se Erion Veliaj është mashtrues i rrezikshëm, që përdor fëmijët si mburojë politike.

Albana Vokshi

Pak ditë më parë dy nga çerdhet e Tiranës u përfshinë nga zjarri. Më 16 gusht, çerdhja nr.14 në lagjen “Ali Demi”, u përfshi nga flakët pas prerjes së një tubi gazi.

Ndërsa, në datë 21 gusht, një zjarr ra në çerdhen nr 16, në zonën e ish-bllokut. Për të dyja këto ngjarje, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:23
Vokshi i përgjigjet Veliajt: Je përgjegjës për zjarret në çerdhe, po rrezikohet jeta e fëmijëve

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili i kërkonte opozitës të mos bënte politikë me fëmijët.

Vokshi tha se kryebashkiaku Veliaj është përgjegjësi kryesor për zjarret që kanë rënë në çerdhe kohët e fundit. Sipas Vokshit, mashtrimet e Veliajt meritojnë një hetim penal nga Prokuroria.

Në deklaratën e tij, Veliaj i bëri apel opozitës që të jenë në anën e zjarrfikësve dhe jo të atyre që vendosin qëllimisht zjarre në këto ambiente. 

Deklarata e plotë e Albana Vokshit:

Një javë pas rënies së zjarreve dhe shpërthimit e gazit në dy çerdhe, Erion Veliaj jo vetëm nuk merr mundimin të urdhërojë kontrollin e sigurisë në çerdhe dhe kopshte, por mbulon përgjegjësinë e tij duke sulmuar opozitën.

Mashtrimet e Erion Veliajt, nuk zhbëjnë dot investimet e bëra gjatë katër vjeçarit kur bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha. Në fund të këtij mandati, të gjitha çerdhet ekzistuese të qytetit të Tiranës kanë qënë të rikonstruktuara.

Ne fund te vitit te tretë të Erjon Veliajt, jo vetem që nuk ka ndërtuar asnjë objekt të ri për vogëlushët e bashkisë Tiranë, por po vë çdo ditë në në rrezik jetën e tyre. Erion Veliaj përdori fjalor të dhunshëm kundër opozitës që të mbulojë të vërtetën, se fëmijët e Tiranës nuk vlejnë asgjë para pushtetit të tij.

Sot, në emër të shumicës së qytetarëve që nuk pranojnë mashtrimet e Erion Veliajt, po informojmë opinionin publik për dy fakte, që nxjerrin në pah përgjegjësinë e Erion Veliajt për zjarret në çerdhe.

Së pari, sipas dosje që është referuar në prokurori, çerdhja nuk ka patur roje që prej datës 6 Gusht, çerdhja nuk ka patur roje. Erion Veliaj duhet t’u thotë qytetarëve pse mungonte roja në çerdhe?
Së dyti, qytetarët e Tiranës, duhet të dinë se në komunikatën e brendshme të Policisë së Shtetit, që nuk është bërë publik për mediat, e datës 22 Gusht, ngjarja në kopshtin tek ish-blloku është referuar në prokurori sinaksidentale.

Ne do t’i vëmë medias në dispozicion kopjen e origjinalit, ku gjendet edhe emri i policit gjyqësor dhe numri unil i tij.

Të dy këto fakte të pakundërshtueshme, dokumenta zyrtarë të insitucioneve që nuk varen nga Partia Demorkatike, provojnë përtej çdo dyshimi se Erion Veliaj është mashtrues i rrezikshëm, që përdor fëmijët si mburojë politike.

Veliaj, njeriu i kapur nga bizneset e në funksion të tyre, në shërbim të parave të krimit, pastrimit të parave edhe sot fshehu të vërtetën që është zjarri i korrupsionit ai që shkrumboi cerdhet.
Çdo objekt që ka rindërtuar Veliaj, është shkaterruar, tavanet kanë rënë, të mitur që vdesin lanfilleve, zjarre që rrezikojnë jetën e fëmijëve.

Një gjë është e qartë: Korrupsioni vret, Korrupsioni shkaterron
Këto mashtrime meritojnë hetim penal nga prokuroria për kryebashkiakun që u jep prindërve të njëjtën siguri që u dha për kushtet e punës në Sharrë, ku u vra 16 vjeçari Ardit Gjoklaj.

Qytetarët e Tianës nuk meritojnë një kryebashkiak si Erjon Veliaj, që mashtron dhe vë në rrezik jetën e fëmijëve të Tiranës, për përfitime ekonomike e politike.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shum: 25/08/2018 17:34

    Llafazane tip kurve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë