Mbi 300 mijë persona është numri i të evakuarve në Spanjën dhe Francë nga zjarret masive të ditëve të fundit.

Autoritetet në Spanjë e kanë cilësuar situatën, si valën më të madhe dhe më komplekse të zjarreve pyjore në historinë e vendit e cila ka djegur deri tani mbi 80 mijë hektarë tokë.

Në fundjavë u shpall gjendja e jashtëzakonshme kombëtare në Madrid, Ávila dhe Toledo ndërsa vatra të reja u shfaqën edhe drejt bregdetit, në Castellón dhe Valencia.

Spanja ka aktivizuar forcat elitë të ndërhyrjes pasi zjarret përhapen shumë shpejt. Numri i evakuimeve cilësohet si i pazakontë, 90 mijë persona janë evakuuar në Madrid, Ávila e Toledo, ndërsa 15 mijë të tjerë në Valencia.

Që nga fillimi i vitit, zjarret në Spanjë kanë shkatërruar 150 mijë hektarë tokë dhe kanë shkaktuar 13 viktima.  

Në Francë zjarret po i afrohen qytetit të Bordeaux-së, kryeqendrës së rajonit Zhirondë, më i prekuri nga zjarret.

Sipas Reuters, rreth 220 mijë të evakuuar janë larguar nga banesat deri më tani vetëm në zonën e Bordeaux ku flakët sipas vlerësimeve raportohen vetëm 15 km larg banesave.

AP raporton se flakët aty kanë përfshirë rreth 42 mijë hektarë pyje, një sipërfaqe afërsisht katër herë më e madhe se qyteti i Parisit. Autoritetet presin një valë tjetër të të nxehtit në ditët në vijim që pritet ta përkeqësojë situatën.