Për shkak të temperaturave të larta Greqia prej javësh është duke luftuar me zjarret, ku së fundmi zjarri po prek edhe pjesën e fshatit Lefkimmi.

Kjo është hera e dytë që në këtë zonë është dhënë një urdhër për evakuimin e banorëve pasi për herë të parë rreziku nga zjarri në Lefkimi ishte më 27 gusht, raporton Protothema.

Mediat greke kanë raportuar se autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve në zonë që të largohen pasi vatrat e zjarrit po përhapen me shpejtësi.

Zjarri po shkon drejt fshatit dhe kampit të Brigadës së shtatë.

Në vendngjarje janë vendosur 582 zjarrfikës me 122 automjete, 16 brigada ushtarake, 8 avionë dhe 2 helikopterë.