Të paktën 31 është bilanci praprak i numrit të viktimave të regjistruara pas shpërthimit të zjarreve në Kaliforninë Veriore dhe Jugore dhe mbi 200 njerëz të tjerë janë shpallur në kërkim njoftojnë autoritet vendase, raporton BBC.
Sipas mediave amerikane bilanci i cili arriti në 23 të shtunën, duke e bërë atë zjarrin e tretë më vdekjeprurës në historinë e shtetit, u përkeqësua me zbulimin e tetë personave të tjerë të cilët u gjetën të pajetë këtë të dielë, duke e çuar në 31 totalin deri më tani të numrit të viktimave. Në mbarë vendin, raportohet se së paku 300,000 njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre, duke u evakuar për të shmanguar zonën e rrezikut në Los Anxhelos.
Ndërkohë autoritetet vendase njoftuan se situata e krijuar është konsideruar e barabartë me zjarrin më vdekjeprurës në Kaliforni të ndodhur në vitin 1933 në Griffith Park në Los Anxhelos.
“Shkatërrimi është katastrofik. Zjarret zhvillohen shumë shpejt, në disa raste edhe 100 hektarë për minutë. Qytetarët duhet të evakuohen shpejt, duke ekzekutuar urdhrat e zyrtarëve publikë”. Ky është reagimi i presidentit Donald Trump, me anë të një mesazhi që postoi më herët në Twitter.
Ekipet e shërbimit të emergjencës kanë paralajmëruar se në të gjithë territorin pritet që erërat e forta të mund të shkaktojnë përhapjen e zjarreve, edhe në zonat të tjera.
Në jug, zjarri i Woolsey ka marrë dy jetë, pasi ka dëmtuar vendpushimet e plazhit duke përfshirë zonën e Malibu.
Me forcimin e erërave që kërcënojnë përhapjen e flakëve, mësohet se guvernatori i shtetit, Jerry Broën, i ka kërkuar presidentit Donald Trump të shpallë gjëndjen e jashtëzakonshme.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
44.3%
-
Jo
47.7%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 1618
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Administrata Trump ngrin fondet për vendet e huaja/ Washington Post: Presidenti është tërhequr! Shtëpia e Bardhë e mohon: Mbetet në fuqi
29 Janar, 19:57
-
Xheni Karaj: Berisha luftë imagjinare kundër LGBTI, po kopjon Trump që t'i heqë ‘non grata’-n! VIDEO si mbrojti martesat brenda së njëjtës gjini
29 Janar, 19:37
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, Petro Koçi: Do bëhen rishikime, Berisha zhduku provat e 21 janarit! Petraj: SPAK s’mund të jetë si xhelat për krimet zgjedhore
29 Janar, 19:32
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, urdhri i plotë i Donald Trump! Ja si mund të kthehet mbështetja për Shqipërinë
29 Janar, 19:08
-
Pyetje-përgjigje/ Pse Trump ngriu ndihmat e huaja? DASH: Brenda pak ditësh u ndaluan 1 mld $ shpenzime që nuk përputhen me 'Amerika e Para'
29 Janar, 18:31
-
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
29 Janar, 16:57
-
Kryeministri izraelit javën e ardhshme në Uashington me ftesë të Trump
29 Janar, 14:40
-
SHBA/ Bllokohet urdhri i Trump, ngriu fondet federale dhe grantet
29 Janar, 12:28
-
Thoma Gëllçi: Gjiri i Amerikës, si Trump frymëzoi epideminë e riemërimeve ndërkombëtare
29 Janar, 12:02
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
‘Studio Live’/ Prerja e fondeve nga SHBA? Beqiri: SPAK do fuqizohet më shumë me Trump! Merkoçi: Fondet janë prerë, Sorosi ka hyrë thellë në drejtësi
28 Janar, 19:01
-
Dorëheqja e kryeministrit serb, Bilalli: Sjell zgjedhje të reja, fushata në Kosovë në fazë të nxehtë! Trump 3 oferta Rusisë për paqe me Ukrainën
28 Janar, 18:49