Zjarret në Kaliforni, shkon në 56 numri i viktimave (VIDEO)

Numri i viktimave nga zjarret në Kaliforni, ka shkuar në 56 bëjnë të ditur mediat amerikane. Lufta me zjarret, që kanë dalë jashtë kontrollit në Kaliforni veriore, ka lënë të vdekur deri më tani 56 persona gjithsej, në të gjithë vendin raporton mediat amerikane.

Mësohet se ekipet e zjarrëfikëseve dhe kërkimshpëtimit vendas vazhdojnë të luftojnë me flakët, ndërkohë që dhjetra –mijëra banorë janë zhvendosur nga zonat e rrezikuara në Los Anxhelos dhe ende mbi 200 njerëz rezultojnë të zhdukur.

Ndërkohë mësohet se gjatë kërkimit shumë nga të vdekurit janë gjetur në makina të djegura si dhe në ndërtesa të shkatërruara në qytetin Paradise në Kaliforninë veriore. Zjarrfikësit luftuan gjatë gjithë natës me flakët që kishin përfshirë një sipërfaqe prej 50 mijë hektarësh.

Ekipet e ndihmës së emergjencës vazhdojnë punën, mësohet se një prej shefave të batalionit zjarrëfikës, ka thënë se rreth 100 trupa të Gardës Kombëtare janë vënë në dispozicion për të ndihmuar në kërkimin e njerëzve të tjerë mes viktimave dhe  rrënojave që la zjarri në kampet.

Përpjekja e intensifikuar për të gjetur viktimat vjen në ditën e gjashtë të rënies së një zjarri  që është cilësuar më i rëndi në historinë e vendit. Sipas mediave amerikane autoritet zyrtare kanë njoftuar se deri më tani sjanë  djegur më shumë se 8,800 shtëpi dhe objekte të tjera, duke përfshirë pjesën më të madhe të ndërtesave, në qytetin Paradise, një qytet i cili është regjistruar më herët me 27,000 banorë.

Në Kaliforninë jugore, zjarri i “Woolsey” shkaktoi shumë viktima, ndësa shkatërroi më shumë se 400 struktura ndërtesash dhe zhvendosi rreth 200,000 njerëz të cilët u evakuan nga zona e rrezikut në perëndim të Los Anxhelosit.

Ndërkohë bëhet e ditur se ekipet zjarrfikëse po përllogarisin dëmet materiale dhe në njerëz, ndërkohë që mbi 220 banorë aktualisht figurojnë të zhdukur.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja