Mbrojtja Civile në prefekturën e Kukësit bërë dhe bilancin e orëve të fundit në lidhje me vatrat aktive të zjarrit në këtë qark. Vatra e zjarrit në Majën e Rrunës sipas mbrojtjes civile duket se është më problematikja.
Njoftim nga Komisioni i Mbrojtjes Civile Prefektura Kukës:
Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës Nj.Ad Malzi bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës si dhe angazhimi nga ajri me helikopter . Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 8 punonjës të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, si dhe 10 forca nga komuniteti.
Në mbështetje të strukturave të bashkisë janë angazhuar dhe 18 forca të Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale Kukës.
Lajmi kryesor:
10 vatra zjarri në vend, era zgjeron perimetrin e flakëve! Flakët në Pukë rrezikojnë kurorën e qytetit, situata kritike edhe në Majën e Rrunës, Thirrë dhe Fushë Arrëz









