Zjarret në fushën e mbetjeve në Vlorë, Drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve publike: Vatër e vështirë, po bëhet ç’është e mundur për ta shuar

Zjarret në fushën e mbetjeve në Vlorë, Drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve publike: Vatër e vështirë, po bëhet ç’është e mundur për ta shuar

1690143022_edmondleka.jpg

Situata në fushën e mbetjeve në Vlorë vijon të jetë problematike. Në një reagim për Report Tv, Drejtori i Shërbimeve publike në Bashkinë Vlorë, Edmond Leka thotë se në zonë ndodhet edhe kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha dhe po punohet për të shuar zjarrin.

“Këtu jemi të gjithë po përpiqemi. Punë e vështirë për zjarrfikësit se është vatër mbetjesh dhe më e vështirë është shuarja se është plastikë dhe rri zjarri aty. Janë marrë kamionë me rërë dhe thasë për ta izoluar në mënyrë që mos të përhapet. Aty është vetë kreu i bashkisë.”- tha Edmond Leka, drejtor i shërbimeve publike në Bashkinë Vlorë.


Lajmi kryesor:

Tymi 'pushton' Vlorën, digjet fusha e grumbullimit të mbetjeve! Bashkia: Shkak temperaturat e larta! Ministria e Mbrojtjes çon 8 mjete: S'ka rrezik për banesat


G.MO/LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori