VLORË- Tetë mjete të Bazës së Mbështetjes së Emergjencave Civile të Komandës Mbështetëse, janë nisur drejt fushës së mbetjeve urbane në Vlorë për të ndihmuar në izolimin e flakëve, njoftoi ministria e Mbrojtjes pak pas mesnatës së 23 korrikut
Deri në këtë moment duket se nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet për neutralizimin e plotë, informoi ministria e Mbrojtes përmes një postimi në facebook.
Bashkia e Vlorës bëri të ditur se flakët kishin nisur sot shkaktuar nga temperaturat e larta, ndërkohë në orët e mbrëmjes, në një lidhje telefonike për Report TV, drejtori i ndërmarrjes së shërbimeve publike, Edmond Leka kërkoi ndihmën e ushtrisë dhe ndërhyrje nga ajri për të izoluar flakët të cilat tha sa vijnë e përparojnë
“Situata është shumë e rënduar. Pothuajse jashtë kontrollit. Janë 8 kamionë 4 fadromë por situata është e papërmballueshme. Kanë ardhur dhe zjarrifikës nga Fierie e nuk po e monitorojmë dot situatën. Na duhet ndihma e ushtrisë. Është emergjente ndërhyrja nga ajri” tha Leka për Report TV.
Edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili sot pasdite shkoi të shikonte situatën e zjarreve në Peshtan të Fierit, e quajti të rëndë situatën në Vlorë.
Burimet për Report TV bëjnë me dije se prokuroria ka nisur hetimet.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv , shtëllunga të mëdha tymi kanë ‘pushtuar’ zonën. Në orët e pasdites flakët rrezikuan dhe 4 banesa por fatmirësisht u shpëtuan nga ndërhyrja e zjarrfikëseve.
Që prej datës 2 korrik fusha e mbetjeve i kaloi në menaxhim Bashkisë së qytetit.
Raportoi për Shqiptarja.com dhe Report Tv gazetari Armand Xhelili.
Lajmi do të përditësohet...
Tetë mjete të Bazës së Mbështetjes së Emergjencave Civile të Komandës Mbështetëse, janë nisur drejt fushës së mbetjeve urbane në Vlorë për të ndihmuar në izolimin e flakëve.
Deri në këtë moment duket se nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet për neutralizimin e plotë, informoi pak minuta pas mesnatës ministria e Mbrojtes përmes një postimi në facebook
Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë është shkaktuar nga temperaturat e larta bën me dije bashkia e Vlorës përmes një njoftimi për median.
Për shuarjen e flakëve janë angazhuar i gjithë Shtabi i Emergjencave pranë Bashkisë dhe Prefekturës së Qarkut Vlorë, duke përfshirë të gjithë stafin ndërmarrjes së Shërbimeve Publike dhe Ujësjellës-Kanalizime Vlorë.
Në njoftimin e bashkisë gjithashtu kërkohet nga të gjithë banorët të bëjnë kujdes gjatë ditëve në vijim duke u treguar vigjilentë. Ndërkohë burimet bëjnë me dije për Report TV se prokuroria ka nisur hetimet.
Njoftimi i bashkisë
Ditën e sotme për shkak të temperaturave të larta në fushën e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë janë krijuar vatra zjarri.
Bashkia e Vlorës dëshiron t'ju informojë se aktualisht përveç Zjarrfikëses, është angazhuar i gjithë Shtabi i Emergjencave pranë Bashkisë dhe Prefekturës së Qarkut Vlorë, duke përfshirë të gjithë stafin ndërmarrjes së Shërbimeve Publike dhe Ujësjellës-Kanalizime Vlorë.
Kërkojmë nga të gjithë banorët të bëjnë kujdes gjatë ditëve në vijim duke u treguar vigjilentë.
Nëse konstatoni vatra zjarri, ju lutemi të telefononi menjëherë zjarrëfikësen në numrin e emergjencës 128.
Opozita bën me faj qeverinë për neglizhencë dhe papërgjegjshmëri përballë situatës së zjarreve në fushën e mbetjeve urbane në Vlorë.
Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama dhe ministren e turizmit dhe të Mjedisit Mirela Kumbaro
“Ky është mjedisi turistik Rama-Kumbaro në Vlorë. Në kulmin e sezonit turistik djegin plehrat!” shkruan Berisha në një postim në facebook
Një krim mjedisor me pasoja të rënda për shëndetin e banorëve dhe turistëve por dhe që dëmton seriozisht imazhin e Vlorës dhe të Shqipërisë, e cilëson kryetari i Partisë së Lirisë iIir Meta
Neglizhenca dhe papërgjegjshmëria për menaxhimin e situatës nga Bashkia e Vlorës dhe Qeveria po i kushton shumë turizmit shqiptar. Ky krim mjedisor, me pasoja tepër të rënda për shëndetin e banorëve dhe të turistëve, dhe që dëmton seriozisht imazhin e Vlorës dhe Shqipërisë, meriton reagim të menjëhershëm efektiv të pushtetit vendor dhe të institucioneve përgjegjëse!
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku thotë se situata është pasojë e korrupsionit.
" Turizmi është sot një nga ato begati që i jep gjallëri jo vetëm të ardhurave të pakta të familjeve shqiptare por edhe buxhetit të shtetit. Begatia për të cilën ne kemi detyrë ta mirëmbajmë dhe ta trajtojmë siç duhet por që fatkeqësisht dështojmë përherë t’i marrim më të mirën.
430 mln euro i janë dhuruar personave me duar në xhepa për të ndërtuar tre instalacione korrupsioni me justifikimin e një Shqipërie të pastër. Sot, kur duhet të kishim një bregdet më të pastër ne shohim pamje të tilla ku pirgjet me plehra digjen në mes të ditës duke i shtuar vapës së tmerrshme ndotjen e korrupsionit që ia ka bllokuar shqiptarëve mushkëritë"
Prej 48 orësh fusha e grumbullimit të mbetjeve urbane vijon të digjet dhe tymi ka mbuluar qytetin. Nga bashkia është kërkuar ndihma e ushtrisë dhe ndërhyrja nga ajri për ta shuar pasi zjarri ka dalë jashtë kontrollit.
Situata në fushën e mbetjeve në Vlorë vijon të jetë problematike. Në një reagim për Report Tv, Drejtori i Shërbimeve publike në Bashkinë Vlorë, Edmond Leka thotë se në zonë ndodhet edhe kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha dhe po punohet për të shuar zjarrin.
“Këtu jemi të gjithë po përpiqemi. Punë e vështirë për zjarrfikësit se është vatër mbetjesh dhe më e vështirë është shuarja se është plastikë dhe rri zjarri aty. Janë marrë kamionë me rërë dhe thasë për ta izoluar në mënyrë që mos të përhapet. Aty është vetë kreu i bashkisë.”- tha Edmond Leka, drejtor i shërbimeve publike në Bashkinë Vlorë.
Flakët e zjarrit në fushën e mbetjeve urbane në Vlorë duket se kanë dalë jashtë kontrollit. Shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar gjithë qytetin.
Report TV siguron video ku duken shtëllunga të mëdha tymi që mbulojnë të gjithë qytetin.
Shtëllungat e tymit duken edhe në Kaninë
Prej 48 orësh vijon të digjet fusha e mbetjeve në Vlorë. Nga videot e siguruara nga Report Tv duket tymi teksa ka ‘pushtuar’ zonën.
Për Report Tv është prononcuar shefi i ndërhyrjeve të zjarrfikësve në Vlorë.
“Ka qenë një zjarr tepër i vështirë për ta vënë në kontroll. U bë rrezik për të gjitha banesat. Kjo vatër zjarri është pothuajse ditë për ditë aktive, po sot ka qenë shumë i vështirë. Për momentin nuk është djegur asnjë banesë dhe nuk rrezikohet asnjë.”- thotë shefi i ndërhyrjes së zjarrfikëses në Vlorë, Luan Kapaj.
Një banor është prononcuar për Report Tv ku shpreh shqetësimin për zjarrin te fusha me mbetjeve në Vlorë pasi shtëpia e tij gjendet shumë pranë zonës që po përpihet nga flakët.
“Ka që në mëngjes që ka rënë zjarr. Tani na vjen, s’ka faj se fryn era. Na vjen tymi te shtëpia. Ja ku janë mbeturinat, ja ku është shtëpia. Unë jam roje këtu dhe s’di gjë kush vë zjarrin.
Është bërë shumë keq. Është edhe një plastmasë gatu 3 ton, po mori flakë ajo ne u dogjëm të gjallë. Kush do vij të na shpëtojë ne?”-tha banori.
Dy banesa rrezikohen nga flakët në fushën e mbetjeve në Vlorë. Zjarri ka nisur që prej ditës së djeshme
Në fushën ku grumbullohen mbetjet në Vlorë, zjarri vijon të shkrumbojë mbetjet dhe njëkohësisht të lëshojë tym të zi.
Pamjet e siguruara nga Report Tv tregojnë retë e mëdha të tymit që kanë mbuluar zonën, ndërsa mbeturinat vazhdojnë të digjen duke përhapur edhe më shumë sipërfaqen e mbuluar nga zjarri.
Po si nuk doli njeri nga bashkia te thote do i heqim keto plehra nga qyteti.
PërgjigjuPo me pyeste nje turist cek sot pasdite....A mos valle me pyeti po digjet ndonje fabrike e industris te rende.Po ja ktheva cfar ti thoja,eshte nje impiant qe prodhon pjese per BMW.Sa keq tha
PërgjigjuTi kishe thene qe ka 30 vjet qe votojme te njejtet plehra se e kupton vete ai or teeeejjjjj
O Ermal po akoma se ke qerruar kete gojarapashin nga puna ti.E ke bast te humbur vlla.Mos e ul piazen me kta legenat
Përgjigju90% herën tjetër, mos e tradhëtoni partinë shokë dhe shoqe.
PërgjigjuPa diskutim do e rrisim ne 90% or teeeejjjjj
Kjo ashte ftyra e politikse.
Përgjigjuthjeshte nuk jane gati per asgje aty ne shqiperi ..cdo gje sajohet ,duhet te ndodhin gjema qe dikush te levize dhe serisht pas pak kohe rikthehet gjendja pre-gjeme ....absurdistan me cilesi popullate nen mesatare ..
PërgjigjuMoj Vlore te ndriti kur zbriti m… nga fshati keshtu puna e ketyre Pyeteni pak per varrezat kete tipin
PërgjigjuMdizna inceratorin se na mori timi
PërgjigjuVlora turistike, per kartoline.
PërgjigjuFirma hajdute gjakpirse Duka i djeg do te marri perseri tenderin e plehrave te Vlores qe ti bej leket hotele e pallate,kontrolloni pasurit miliona euro te firmes Duka qe mbyti vloren me tym helm e plehra , cdo e keqe vetem nga Firma Duka vjen habitem pse jeni kaq te trash dhe nuk doni ta kuptoni!!!
PërgjigjuSssssshhhhhttttt, asnjë ankesë, derisa partia fiton 80% nuk lejohen ankesa, dilni thithni ajër të freskët.
vlora,,saranda,,tirana lezha...korca..durresi,,shkodra,,kukesi,,duhet te kene inceneratore,,por qeveria i vodhi leket e inceneratoreve...robt ku ti kesh o edi rama...
PërgjigjuVlora turistike ...
PërgjigjuBashkia e ve vete zjarrin se aq tru kane. Mendojne se ulin pirgun e plerave me 10 cm. Nuk lahet muti me shurre.
PërgjigjuDërgoja Dredhës në TikTok se atje e shef ai, gazetar nuk i lexon
PërgjigjuCfar behet kshu o vlla? https://www.facebook.com/100068054292989/posts/pfbid0jm2N5uefTxg4su9zAVZS33mi6tMPVTegFoBFPJfsYynhuMbo9yjJtddrApr32JC9l/?app=fbl
PërgjigjuSa mir I bo turisteve tymi . 1 per mos ron nazar se jon tymos 2 per ngjyr lekure e morin direkt. 3 per mushkshrit osht nona Te rroj qeverrija me gjith safet gic derrin.
Përgjigju