Për Sali Berishën, masat e marra për përballimin e zjarreve që kanë përfshirë vendin, nuk janë të mjaftueshme.
Ai akuzon qeverinë për neglizhencë.
“Përballë këtyre zjarreve, narkoqeveria vazhdonte vakancat. Edi Rama dhe ministrat e tij rreziteshin në diell, duke luajtur kumar dhe në indiferencë të plotë të kësaj që ndodh. Prej mbi 2 javësh, me dhjetëra e qindra punonjës heroikë të zjarrfikësve dhe të tjerë janë përballur me guxim me zjarret në katër anët e vendit. Asnjë qindarkë shtesë gjer sot nuk kanë marrë, pamjet e ushqimit të tyre janë mjerim“, tha Berisha.
Ndërsa zjarret, thotë se po vendosen qëllimisht për t’i hapur rrugë ndërtimeve.
“Zjarret po i shkakton betoni dhe padyshim që ato kanë vetëm një synim të hapin troje për beton“, akuzoi ai.
Duke u ndalur te kryefjala e përplasjeve politike të kësaj vere, reformës territoriale, Berisha tha se PD nuk do ta aprovojë propozimin socialist dhe se në epiqendër të hartës së re duhet të jetë ripopullimi i vendit.
“Ne nuk mund të aprovojmë këtë platformë të Edi Ramës me 46 parti. Besojmë se reforma territoriale duhet të jetë në funksion dhe të ripopullimit të Shqipërisë“, tha kreu i PD.
Kryedemokrati nuk përjashtoi mundësinë e dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të hartës territorale që pritet do të miratohet në shtator nga socialistët pas fazës së konsultimeve, por thotë se nuk ka asnjë shpresë të kjo gjykatë, pasi ndër vite ka treguar se është notere e qeverisë.












Komente
Komento